Një 44-vjeçar nga Korça është ekzekutuar me armë të ftohta në mesnatë nga dy persona, atë e bir.
Policia arrestoi autorët e ngjarjes, Nektario Çuka 27 vjeç, i dënuar më parë për drogë, dhe babanë e tij Françesko Çuka 50 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje.
Në gjendje të dehur, rreth orës 00.20 kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit Mondi Telha, 44 vjeç, dhe e kanë qëlluar me thika duke e vrarë.
Shkak ishte bërë një konflikt për motive të dobëta ndodhur disa orë më parë, kur viktima në gjendje të dehur në lokalin e dy autorëve ishte konfliktuar me ta./tch/kohaislame