0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kopshti BLETA – Në Prizren ke kopsht katolik po zëri nuk ju dëgjohet juve!

Më të lexuarat

Bastri Bajrami

Kopshti BLETA! Debati vazhdon “pro et contra”. Madje edhe jashtë Shkupit. Përgjigja kryesore për ne që jemi këtu në Shkup, nuk na është dhënë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale: Ka apo nuk ka licencë pune kopshti në fjalë?Plan-programi pastaj nuk është puna e jona, vëzhguesve të Facebook-ut. Ka njerëz që paguhen për kontrolle dhe për mirëqenien e fëmijëve në institucione. Pastaj, nuk njoh ndonjë prind që i do të keqen fëmijës së vet! Titujt dhe debati qëllimkeq i tipit “…detyrohen fëmijët…” janë të pistë sa edhe vet debatuesit! Është e turpshme që këta fëmijë ti bëjmë lajm kryesor, sidomos ata që shquhen për liberal, por nuk pranojnë të tjerët! Shquhen për mbrojtës tës sistemit demokratik, ndërsa njollosin mendimin tjetër! Luftojnë për veprimin e lirë, ndërsa ta kufizojnë lirinë tënde!

Debati duhet të mbyllet deri në fjalën e fundit të Inspektoratit, atij që ka për detyrë ta zgjidh dilemën e këtyre ditëve!

Për ata jashtë Shkupit, ne jemi të gjallë vetëm kur flitet për Islamin. Në Prizren ekziston një çerdhe e tillë fetare, por që nuk është Islame dhe nuk bë zë asnjeri! Sepse, kjo është private dhe vullnetare. Dmth vendos secili çfarë mendon se është mirë për fëmijën e tij!
P.S. Jo më larg se dje, u vranë dhe dy djem të familjes Berisha, dy të tjerë para 11 vitesh, ndërsa babai para 1998-ës, dmth pesë burra në një familje. U vranë për 1 metër mexhe dhe mosmarrëveshje 30-vjeçare me fqiun! Për këtë duhet hapur shqetësimi dhe debati i juve që nuk jeni në Shkup

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit