3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kopenhaga në këmbë për refugjatët

Më të lexuarat

Rreth 30 mijë njerëz janë bashkuar në një tubim në Kopenhagë pro pranimit të refugjatëve që kërkojnë strehim në Europë.
“Çdo gjë është duke u zhvilluar në një mënyrë të qetë dhe të rregullt”, ka raportuar policia daneze përmes faqes zyrtare në Twitter, transmeton Gazeta Blic.
Demonstruesit mbani pankarta me shënimet “Refugees Welcome” dhe “Europa është fqinjë më Sirinë,” njoftojnë mediat vendase.

Një tubim tjetër i vogël u zhvillua në Padborg, fshat në kufirin gjerman përmes të cilit shumë refugjatë kanë kaluar kufirin, ku rreth 400 njerëz janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre
Danimarka ende mbetet një vend tranzit për shumicën e refugjatëve, të cilët duan që përmes Danimarkës të kalojnë në Suedi, e cili vend shihet si më mikpritës karshi refugjatëv
“Suedia mund të bëjë edhe më shumë, jo vetëm për shkak se ka aftësinë për ta bërë këtë, por edhe për shkak se ajo, së bashku me Bashkimin Europian mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për konfliktin në Siri,” është shprehur një demonstruese 38-vjeçare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit