1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Koorporatat amerikane kanë 1.4 trilion dollarë në parajsat fiskale

Më të lexuarat

Gjigantët e korporatave amerikane të tilla si Apple, Walmart dhe General Electric kanë fshehur 1.4 trilion dollarë në strehën e taksave në Panama, pavarësisht pranimit të disa trilionë dollarësh në mbështetje nga taksapaguesit.

Sipas një raporti të shoqatës Oxfam, kjo shumë, e cila është më e madhe se prodhimi ekonomik i Rusisë, Koresë së Jugut dhe Spanjës, është mbajtur në një “rrjet të errët dhe të fshehtë” të Panamas.

Gjiganti teknologjik, Apple, e cila është kompania e dytë më e madhe në botë me rreth 181 bilion dollarë të fshehura në “parajsat fiskale”.

Ky zbulim i fshehjes së parave nga 50 korporatat më të mëdha amerikane vjen pas rrjedhjes së dokumenteve të “Panama Papers”, nga e cila u shfaqën rreth 11 milionë dokumente të kompanisë ‘Mossack Fonseca” në Panama.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit