5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Konvertimi i ateistëve kosovarë në katolikë: Një komedi e absurdëve – Nga Arben Ramkaj

Më të lexuarat

Ah, konvertimi i ateistëve në Kosovë në katolikë, një proces po aq i natyrshëm sa të shohësh një peshk duke ecur në shkretëtirë. Në fakt, mund të përfytyroj skenën epike: një ateist kosovar, duke menduar se një ditë do të zgjohet dhe do të ndiejë një nevojë të papërmbajtshme për të shkuar në meshë. Ai ndoshta do të pyesë veten: “Çfarë ndodhi me skepticizmin tim racional? Ah, po, tani e mbaj mend, u zëvendësua me një nevojë të madhe për të rrëfyer mëkatet e mia në një gjuhë që nuk e flas!”

Imagjinojeni këtë: një ish-ateist që mëson të bëjë kryqin në një kohë rekord, ndoshta për të impresionuar miqtë e tij të rinj katolikë.Jo se realisht ai dëshiron të besoj në Zot porse ai është i mllefosur nga feja Islame ai mban tubime e thotë.
Pasha Enverin bre burra ne jemi Evropianë.

Më pas ai mendon e betohet për ideal të partisë “Jo, jo, nuk jam unë ai që dyshonte në ekzistencën e Zotit javën e kaluar. Shiko, tashmë di të bëj kryqin me saktësinë e një profesionisti!”

E gjithë kjo mund të jetë një komedi e shkëlqyer, me plot skena të pabesueshme: ateisti (barkfryrë kosovar) që përpiqet të kuptojë misteret e Trinisë së Shenjtë, ndërsa më parë e kishte të vështirë të pranonte ekzistencën e një njeriu që ecën mbi ujë. Ose më mirë, mund të imagjinoni një mbledhje të madhe ku ish-ateistët betohen për Zotin përpiqen të zgjidhin dilema teologjike të thella ndërsa pinë raki mani e llumosen me kafe turke, duke shqyer sytë mbi bakllavanë e pregatitur nga nënë loket e vuajtura.

Pra, në përfundim, konvertimi i ateistëve të Kosovës në katolikë është një ide aq fantastike dhe absurde saqë do të ishte më mirë të bëhej një film komedi sesa një realitet.Historia merr trajtë tjetër kur me ngazëllim Spartak Ngjela flet me krenari për ideatorët e Spaçit.E shoke grupi i deçanit e titistët e kuptuan orientimin tonë përherë bashkë kundër imperialistëve.

E unë qe qesh e mendoj, por, në fund të fundit, ndoshta në këtë botë të çmendur gjithçka është e mundur – edhe një ateist që zbulohet në meshë duke kënduar Ave Maria me gjithë zemër.

 

Dr. Arben Ramkaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit