1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kontrolli i mendjes: Nga faraoni te mediat moderne

Më të lexuarat

Nënçmimi i mendjeve të njerëzve dhe kontrollimi i tyre është një traditë e lashtë faraonike. Tiranët e sotëm thjesht e kanë futur atë me mjete të reja, por qëllimi i saj ka qenë i njëjti që nga kohërat e lashta: nënshtrimi i njerëzve në bindje ndaj tiranit:
{فَاسْتَخَفَّ قَوْمَهُ فَأَطَاعُوهُ}
“Ai (Faraoni) e përçmoi popullin e vet (i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan.” [Ez-Zuhruf: 54]

Në fakt, ‘argumentet’ e tij nuk vlenin aspak si arsyetime, madje ishin një fyerje për inteligjencën dhe logjikën e shëndoshë. Të tilla ‘argumente’ mund të trullosin vetëm njerëzit mendjelehtë; ashtu siç ndodh edhe sot në jetën tonë reale.
Muslimani inteligjent nuk duhet ta lejojë veten të jetë mendjelehtë, pre e tiranëve bashkëkohor dhe mediave të tyre, që ta nënçmojnë atë, t’i kontrollojnë veprimet e tij, t’i shfrytëzojnë emocionet dhe xhelozinë e tij; sepse kështu peshorja e tij lëkundet dhe mund të devijojë nga rruga e drejtë, veçoritë e së cilës përcaktohen nga tekstet e Kur’anit dhe Sunetit të Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Përkundrazi, muslimani çdo gjë që e rrethon duhet ta kthejë tek ligji i Allahut dhe ta peshojë me peshoren e argumenteve fetare; kështu që dashuria, xhelozia, besnikëria dhe të gjitha prioritetet e tij do të jenë në përputhje me fenë e Allahut në mënyrë, që të ecë i sigurtë dhe të jetë i përqëndruar në këtë të vërtetë derisa të vdesë.

/Adelina Kuçana/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit