3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kontrolli

Më të lexuarat

KONTROLL m. sh

1. Shqyrtimi edhe një herë me kujdes i një pune për të parë në ç’gjendje është, si është kryer puna, si janë zgjidhur çështjet e veçanta, për të vërtetuar në se është i përpiktë përfundimi i arritur dhe për të nxjerrë përfundime për qëllime të caktuara; rishikimi i vëmendshëm i fakteve, i dokumenteve, i një gjendjeje etj. për të nxjerrë në shesh të vërtetën. Kontroll bankar (financiar). Kontroll teknik. Kontroll shoqëror. Kontroll doganor. Kontrolli punëtor. Kontrolli shtetëror. Kontrolli i masës. Kontrolli i cilësisë. Kontroll në punë. Kontroll nga poshtë lart. Grupi i kontrollit. Brigadë kontrolli. Bëj kontroll kontrolloj. Organizoj (ushtroj, forcoj, përmirësoj) kontrollin. Shkoi për kontroll. 

2. Formë e provës që i bën mësuesi nxënësit në mësime për të parë sa ka mësuar, si i ka bërë detyrat etj. Kontroll mësimor. Kontrolli i njohurive (i dijeve, i detyrave të shtëpisë). Kontroll me gojë (me shkrim). Orë (pyetje, diktim, detyrë) kontrolli. 

3. Vizitë që bën dikush te mjeku për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, aftësinë e tij për punë, nëse është shëruar plotësisht etj. Kontroll mjekësor. 

Kontroll në radioskopi (në radiografi). Kontroll veterinar. 

4. Mbikëqyrje. E mbaj fëmijën nën kontroll. 

5. Organ shtetëror i ngarkuar me detyrë që të kontrollojë një punë a një veprimtari; bised. kontrollues; tërësia e kontrolluesve. Kontrolli rrugor. Komisioni i kontrollit të shtetit. E ndaloi (e zuri, e kapi) kontrolli. 

* Flet pa kontroll flet gjëra jo të menduara mirë, flet pa përgjegjësi, flet në tym.

 

 

Kontrollet në biznes, ekonomi dhe administratë

Kontroll, kontrolle (Control):Ka dy kuptime lidhur me menaxhimin dhe administrimin.[1]

Kontrollet administrative (Administrative controls): Referuar procedurave dhe rrekordeve jo financiare te ministrive te cilat sigurojne perpuethshmeri me rregullat e aktiviteteve.[1]

Kontrolli i brendshem (Internal control):Gjithe sistemi i kontrolleve te tjera dhe financiare, duke perfshire strukturen organizative, metodat, procedurat dhe auditin e brendshem, te ngritur nga menaxhimi brenda qellimeve te subjektit, per te asistuar ne drejtimin e biznesit dhe entit te audituar ne nje menyre ekonomike, eficiente dhe efektive, duke siguruar besnikeri per politikat e menaxhimit, ruajtjen e aseteve dhe burimeve, duke siguruar kujdes dhe plotesi te rekordeve te llogaritjes, dhe prodhimin e informacionit financiar dhe te menaxhimit te besueshem dhe ne kohe.[1]

Kontrolli parandalues (ex-ante control,Preventive control): Ka kuptimin edhe te kontrollit paraprak dhe te vete kontrollit. Ky kontroll kryhet para kryerjes se veprimeve dhe eshte i projektuar qe te pengoje ndodhjen e ngjarjeve te padeshirueshme ose te dobesoje gabimet dhe parregullsite. Mekanizmi me tipik i ketij kontrolli, ne kontrollin financiar eshte sistemi i nenshkrimit te dyfishte dhe kontrolli me ane te thesarit.[1]

Kontrolli zbulues (ex-post control, Detective control): Eshte kontroll pas kryerjes se veprimeve dhe eshte projektuar ne menyre te tille qe gabimet e parregullsite e kryera te zbulohen brenda rrjedhes normale te punes.[1]

Kontrolli direktiv (Directive control):Me kontrolle direktive do te kuptojme ndertimin e sistemeve dhe rregullave ne menyre te tille qe te provokohen shkaqet apo te nxitet ndodhja e nje ngjarje te deshirueshme.[1]

Kontrolli i pergjithshem (General control): Kontrollet e pergjitheshme sigurojne qe procedurat e programuara brenda nje sistemi te kompjuterizuar jane permiresuar, mbajtur ne menyre te pershtateshme dhe vetem ndryshimet e autorizuara i behen programeve dhe te dhenave.[1]

Kontrolli aplikues (Application control): Kontrollet aplikuese synojne ne se jane projektuar procedurat e kontrollit te programuara ne aplikimin e software dhe te lidhura me procedurat manuale per te ndihmuar qe te sigurohet plotesia kujdesi dhe autorizimi i te dhenave te proceduara dhe te ruajtura[1]

Kontrolli efektiv (Effective Control):Nje strukture e kontrollit te brendshem mund te gjykohet si efektive ne secilen nga kategorite respektive, nese menaxhimi (dhe ndonje trup tjeter qeverises) ka nje siguri te arsyeshme per te disa kriterie të paracaktuara.[1]

Kontroll Financiar (Financial control):Jane kontrollet e projektuara per te rregulluar perdorimin me efektvitet dhe eficense te burimeve financiare dhe materiale si dhe per te garantuar ruajtjen e aseteve.[1]

Kontrolli korrektiv (Corrective Control):Nje kontroll i hartuar per te korrigjuar gabimet dhe parregullsite qe jane zbuluar (ndryshe nga Controlli detectiv dhe kontrolli parandalues)[1]

Kontrollet e llogarise (Accounting control):Procedurat dhe dokumentacioni qe ka te beje me ruajtjen e aseteve, sjelljen dhe rregjistrimin e transaksioneve financiare dhe besueshmerin e rregjistrave financiar. Ato bazohen mbi standartet e emetuara nga Ministri i Financave apo ligji perkates per te siguruar krahasueshmeri e praktikave te llogaritjes permes gjithe ministrive dhe konformitet me konventat nacionale dhe/ose internacionale.[1]

Kontrolli i pershtatshem (Adequate Control):Eshte i pranishem nese menaxhimi ka planifikuar dhe organizuar (hartuar) ne nje menyre te tille qe jep siguri te arsyeshme, qe risku i subjekteve eshte menaxhuar ne menyre efektive dhe se qellimet dhe objektivat e organizates do te arrihen ne menyre eficente dhe ekonomike.[1]

 

Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm Gjon Ndreja, ITAP-Shqipëri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit