11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Procesi

Më të lexuarat

PROCES m. libr.

1. Ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara; zhvillimi e shndërrimi i diçkaje; ecuria a vija e zhvillimit të diçkaje në etapat e saj të ndryshme; varg veprimesh, ndryshimesh etj. të lidhura njeri me tjetrën që sjellin një përfundim të caktuar. Procesi historik (shoqëror). Proceset psikike (njohëse, emocionale). psikol. Proceset jetësore. Proceset fiziologjike. Proces i kalimit nga bota jo e gjallë në botën e gjallë. Procesi i kalimit nga kapitalizmi në komunizëm. Procesi i tretjes (i frymëmarrjes). Procesi i nxitjes (i frenimit). psikol. Procesi i sëmundjes. 

2. Varg veprimesh të veçanta e të lidhura njeri me tjetrin, që bëhen në mënyrë të vetëdijshme për të arritur një përfundim të caktuar, rruga që ndiqet e mënyra që përdoret për të bërë diçka. Proceset teknike (teknologjike). Procesi mësimor. Proceset e punës. Procesi i prodhimit. 

3. drejt. Gjykimi i një çështjeje në gjyq sipas ligjit; tërësia e veprimeve gjyqësore kur shqyrtohet a gjykohet një çështje. Proces gjyqësor. Procesi i kriminelëve të luftës.

 

Procesi është shprehje me të cilën kuptohen rrjedha e veprimeve (operacioneve) të nevojshme për arrtjen e një qëllimi të caktuar. Procesi është vetë rrjedha e një pune të nevjoshme pët të ardhur deri tek një përfundim apa një fazë të përfundimit. Ku përfundim i procesit mund të jetë çdo gjë e krijuar që kërkon një sasi të energjisë në trajta të ndryshme.

 

Në shkencat ekonomike Procesi (ang.: Process) përkufizohet si : Disa detyra të lidhura llogjikisht, që përfshijne njerëz, makineri dhe metoda; të përdorura për të ndryshuar materiale, burime apo të dhëna (inpute)në mallra apo shërbime (output)[1].

1 Kontrolli dhe Auditimi i brendshëm Gjon Ndreja, ITAP-Shqipëri

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit