3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kontributi musliman te ndërtimi i spitaleve

Më të lexuarat

Që në shekujt e parë të përhapjes së Islamit spitalet muslimane janë ndërtuar sipas standardeve më të larta shëndetësore dhe mjekësore. Mund të thuhet se për kohën e tyre kanë qenë më të furnizuar se spitalet e sotëm evropiane.

Ata ishin të gjerë, të ndriçuar mirë dhe më shumë ujë rrjedhës.

Muhammed bin Zahariu (Rhazes) Ishte caktuar nga sulltani të gjejë vendin më të përshtatshëm në rrethin e Bagdadit për ndërtimin e spitalit të ri.

Ai e kishte vizituar çdo vend në qytet dhe në periferi, kishte varur copa mishi në disa vende, ndërsa në ndërkohë vizitonte sëmundjet ngjitëse në fqinjësi dhe studionte konditat klimatike, në veçanti gjendjen e ujrave.

Kishte krahasuar pastaj të gjitha testet e ndryshme eksperimentale dhe në fund vendosi se të gjitha rezultatet dëshmonin se vendi ku mishi i ishte nënshtruar procesit të prishjes më së fundi, ishte i përshtatshëm për ndërtimin e spitalit.

Këto spitale kanë pasur reparte të mëdha të përbashkëta, si dhe reparte të posaçme per studentët e mjekësisë.

Studentët mësonin diagnostikë dhe përsosje përmes njohurive teorike dhe përvojës eksperimentale e provës, vëzhgimit e përvojës.

Gjithashtu, ekzistonin edhe spitale të posaçme për sëmundjet mentale dhe barnatoret që kanë dërguar ilaçe të reja pa para.[1]

“Kajro kishte spitale të mëdha me fontana, kopshte me lule dhe 40 oborre të gjerë. Çdo pacient i varfër trajtohej denjësisht dhe pas shërimit dërgohej në shtëpi me një monedhë ari.”[2]

Në historinë e Madhështisë së Spanjës muslimane shkruhet se: “Kordoba ka pasur 50 spitale, 500 hamame dhe 600 xhami.”[3][4]
_________________________
[1]. Civilizimi arabo-islam, fq. 635.
[2]. Madhështia e Spanjës muslimane, fq. 183.
[3]. Bota e islamit, fq. 82-83.
[4]. Shkëputur nga libri: Islami dhe civilizimi perëndimor, 187.

 

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit