5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kontributi i Xhamive të Prizrenit në ngritjen e Republikës për të cilën u ndie “në siklet” Këshilltari i Kryeministrit të Repuplikës së Kosovës

Më të lexuarat

Shkruan: Kurtish HOXHAJ

Tuj e pa se çdo veprim i cili lidhet me Islamin dhe xhaminë po i vë në siklet “Intelektualët” tan si Halil Matoshi dhe sojin e tij, mora mundin për me ia rikujti ati dhe gjithë të tjerëve se “Miku i mirë njihet në ditë të vështira”.

Shumë mirë e dimë se Kosova ka qeverisur veten prej vitit 1989, kur Millosheviqi ia hoqi statusin e autonomisë dhe e shëndërroi Kosovën në një “shtet policor”, i cili i la shqiptarët pa punë. Njëkohësit ua ndoli studentëve shqiptarë hyrjen nëpër ndërtesat Universitare, duke ua ndryshu planprogramet mësimore vetëm në gjuhën serbe dhe vetëm verzionin serb të historisë.

Kosovarët mësimet filluan që ti vijojnë nëpër shtëpi private, nëpër dhoma pritjeje, në kuzhina, por edhe në Xhami. Ju që mundoheni ta shtrembëroni të vërtetën harruat se edhe studentët dhe profesorët e Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” të Prizrenit, ligjeratat kryesisht tani do ti përcillnin nëpër lokalet e mësim-besimit të Xhamive, për të cilat jeni vurë ne siklet (ky siklet do tju përcjellë gjetë tërë jetës se realititi nuk ndryshohet kurrë).

Vetëm e vetëm që të mos mbesin në rrugë e të pa arsimuar të rinjtë, mirëpo edhe njëherit për ta zbatuar urdhërin e Zotit për kërkim të dijes, kësaj shkolle Këshilli I Bashkësisë Islame në Prizren i dha në shfrytëzim disa salla mësim-besimi (ku edhe kryheshin lutjet) për nevojat e katedrave të saj:

Objekti i mësim-besimit në Xhaminë e Sinan Katibit;
Objekti i mësim-besimit në Xhaminë e Mehmed Terziut;
Objekti i mësim-besimit në Xhaminë e Terxhuman Iskenderit;
Objekti i mësim-besimit në Xhaminë e Haxhi Ramadanit;
Objekti i mësim-besimit në Xhaminë e Mesxhidit;
Salla e mbledhjeve në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren;
Objekti i Xhamisë Ebu Bekri r.a. – katër klasë pas dite e vijonin mësimin;
Në Xhaminë e Muderriz Ali Efendisë dhe ne Xhaminë e Emin Pashës për një kohë kanë qenë zyret e Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”.
I nderuar ( i sikletuar) fëmijët në vend që ti takonin moshatarët e tyre në oborret e shkollave dhe të loznin së bashku deri në fillim të mësimit, ata me të arritur në shkollë, u takuan me organet e milicisë serbe të armatosur deri në dhëmbë, me tytat e automatikëve drejtuar fëmijëve. Fat të tillë kishin edhe nxënësit e Shkollës fillore “17 Nëntori” (tash “Mati Logoreci”), të cilët pas largimit nga objekti i tyre shkollor e shfrytëzuan objektin e mësim-besimit të Xhamisë së Sinan Katibit, për nevojat e ciklit të ulët fillor, në kohëzgjatje për gjysmë viti.

Mos të harrojmë se në këtë kohë kur një objekt shfrytëzojen për zhvillim të mësimit në gjuhën shqipe, pronari i tij ,maltretohej nga pushteti serb i asaj kohe. Edhepse ishte rrezik për pronarin e këtyre xhamive në këtë rast personeli i Bashkësisë Islame nuk kurseu veten për ta ballafaquar me regjimin serb.

Mos të harrojmë se katër klasë të nxënësve të gjimnazit “Gjon Buzuku” e zhvilluan shumë vite mësimin në objektin eXhamisë Ebu Bekri r.a., kurse për nxënësit e shkollës së shurdhë-memecëve Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren e dha në dispozicion objektin e mësim-besimit në xhaminë e Kurillës.

Xhamitë pos si vend për lutje janë shfrytëzuar edhe si vendtakime politike për lagjet apo qeveritë locale, pastaj u shfrytëzuan edhe për tubimin e mjeteve financiare të 3% apo të taksave tjera për funksionimin e sistemeve paralele në Kosovë.

Mos të harrojmë se edhe sindikata e punvtorëve (sidomos ajo e arsimit, e policies dhe e shëndetësisë) kanë shfrytëzuar objektet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren. P.sh. Xhamia e Ebu Bekrit r.a. ka shërbyer si depo e ndihmave por edhe si qendër e informimit për të gjitha lëvizjet në lagjen periferike të Tusuzit (tani Lagjja e Trimave).

Nëse doni ta dini të vërtetën, hulumtoni dhe binduni se në shenjë mirënjohje për këtë kontribut madhështor të ngritjes së vetëdijes tek gjeneratat të cilat do ta bartin barrën e Republikës Këshilli i Bashkësisë Islame disa herë ka marrë mirënjohje publike nga Universiteti i Kosovës, Shkolla e Lartë Pedagogjike, Lidhja e Arsimtarëve shqiptar- dega në Prizren, etj.

Andaj veprimi i Kryetarit të Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka i cili ju ka venë në siklet juve dhe sojin tuaj Halil Matoshi, duhet të konsiderohet si veprim mirënjohës dhe falënderues ndaj xhamive për kontributin e dhënën në ngritjen e Republikës, njëherit edhe të mirret shembull nga të tjerët.

Me rrespekt:

Mr. Kurtish Hoxhaj

Invalid i luftës së UCK-së.

18.12.2017

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit