“Hafiz Xhemail Abdullahu ishte shembull eklatant për kontribtin në pengimin e shpërnguljes” Ishte dënuar me burg nga regjimi në moshën 102 vjeçare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, tani në Jugosllavinë e Re, nën regjimin komunist, shqiptarët do të përjetonin drama tragjike edhe për gjysmë shekulli.
Për shqiptarët në veçanti, Jugosllavia e Re, për kundër sistemeve të ashtuquajtura popullore e herë socialiste, ishte gjithnjë fashiste, siç ishte Jugosllavia e vjetër. Vetëm gjatë viteve 1945 – 1950, nën urdhërat e pushtetit sllavo-komunist të Beogradit u vranë, u masakruan, rrethë 50.000 mijë shqiptarë vetëm se ishin shqiptarë.
Terrori sllavo komunist i Beogradit do të rritej edhe pas vitit 1950, siç do të rritej edhe qëndresa shqiptare, e cila kudo nëpër Kosovë, po i tmerronte pushtuesit, të cilët po thurnin plane sekrete për shfarosjen e tyre. Në vitin 1953, në Split u lidh“Marrëveshja xhentelmene”, që kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve-muslimanëve nga Jugosllavia, për në Turqi. Ky plan duhej të realizohej deri në vitin 1956. Ky plan kriminal për shpërnguljen e të gjithë shqiptarëve-muslimanëve nga trojet e veta, kryesisht do të dështojë. Do të deshtojë falë Zotit, falë qëndresës së shqiptarëve dhe falë hoxhallarëve shqiptar. Ulemaja shqiptare ishin nga faktorët vendimtar në pengimin e shpërnguljës së shqiptarëve, në Turqi. Për këtë vepër aq madhore në shërbim të Kosovës, ulemaja shqiptare për pushtetin sllavo-komunist, jo vetëm që përbënin rrezikun më të madh, për ndjenjat fetare-kombëtare që posedonin por ata ishin konsideruar si “armiqtë e Jugosllavisë socialiste”, që duhet të burgoseshin e të likuidoheshin, ose të shpërngulen në Turqi. Ata edhepse u kërcënuan, u burgosën e u masakruan, as vetë Kosovën nuk e lëshuan.
Shembull eklatantë për kontributin e ulemasë shqiptare në pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve, në Turqi është edhe një fetarë shumë i moshuar, me emrin Hafiz Xhemail Abdullahu, nga Tetova. Ai në vitin 1953, kur vazhdonte dëbimi masiv i shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia për në Turqi, sikurse dëbimi masiv në vitet 1877/78, para xhematit të vet dekaron: “Pa vatan nuk ka iman. Ata që shpërngulën me familje në Turqi janë pa iman”. Për këtë fushatë kundër shpërnguljes, ai në moshën 102 vjeçare denohet me 2 vjet burg. Pas daljes nga burgu jeton edhe 2 vjet. Vdes në moshën 106-vjeç.
/Fahrush Rexhepi/