1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kontributi i ekonomistëve muslimanë ka nevojë për njohje më të madhe

Më të lexuarat

 

Ekonomia përgjithësisht mësohet sikur Adam Smith dhe anëtarë të tjerë të iluminizmit Skocez të shekullit të 18-të (si David Hume) të ishin pika fillestare përsa i përketë versionit modern të disiplinës. Referenca të herë pas hershme i bëhet kontributeve të Ibn Khaldun, polimatistit musliman të shekullit të 14-të. por në pjesën më të madhe, muslimanëve të shekullit të 21-të u mbetet përshtypja se paraardhësit e tyre kishin pak ose aspak lidhje me disiplinën e ekonomisë.

Ky rrëfim sfidohet nga Abdul Azim Islahi, profesor në Institutin e Ekonomisë Islame të Jeddah, në librin e tij të vitit 2014 “Historia e Mendimit Ekonomik Islamik“. Kontributi kryesor i librit të profesor Islahit është një përshkrim i plotë i arritjeve intelektuale të ekonomistëve muslimanë gjatë Mesjetës – një epokë kur evropianët po ngecnin shkencërisht.

Islahi detajon procesin me të cilin studiuesit muslimanë punuan për nxjerrjen e njohurive ekonomike nga KUR’ANI dhe Suneti i Pejamberit alejhi selam, mbi çështje të tilla si trashëgimia, ndërmjetësimi financiar dhe partneritetet investuese; si e sintetizuan këtë me kontributet e grekëve të vjetër, të cilat i përkthyen në arabisht; dhe si i përkthyen sintezat e tyre në gjuhët mbizotëruese evropiane, duke lejuar që parimet islame t’i bashkohen listës së paraardhësve të ekonomisë moderne.

Ai vazhdon duke argumentuar se studiuesit që hulumtuan analizat e këtyre proto-ekonomistëve dhe vazhduan të jepnin kontributet e tyre, në mënyrë sistematike nuk arritën të pranonin punën e dijetarëve islamikë. Urrejtja fetare ndaj muslimanëve, thotë ai, mund të ketë luajtur një rol në një dështim të tillë.

Kur studiova për ekonomi midis viteve 1998-2007, nuk kisha asnjë ekspozim ndaj kontributeve të proto-ekonomistëve muslimanë që punonin gjatë mesjetës, andaj kam shumë besim se e njëjta gjë është e vërtetë për pothuajse të gjithë kolegët e mi në mbarë botën. Megjithatë, historia e mendimit ekonomik në përgjithësi – dhe jo vetëm komponentët muslimanë – bëhet e dobët deri në zero në shumicën e diplomave të ekonomisë, që do të thotë se ky nuk është thjesht një fenomen anti-musliman.

Një nga pasojat është se sot, ekonomistët po studiojnë nga e para fenomenet që diskutojnë KUR’ANI dhe Sunneti, duke rezultuar në disa rishpikje të vogla të rrotës. Një shembull i spikatur është ndërmjetësimi financiar në vazhdën e krizës financiare globale.

Shumë kanë arritur në përfundimin se cikli i lulëzimit dhe rënies me amplitudë të lartë të tregjeve moderne financiare është një akt i pashmangshëm, së bashku me efektet e tij negative në pjesën tjetër të ekonomisë. Megjithatë, parimet islame të bankingut ekzistojnë pjesërisht si një mënyrë për të pakësuar në mënyrë parandaluese amplitudën dhe pasojat prej flluskave financiare që përmbysin stabilitetin e ekonomisë.

Akademikët jomuslimanë që punojnë në këtë fushë kanë pranuar tani se “ekonomia islame” meriton studim dhe se ajo mund të kontribuojë në zgjidhjet e disa prej problemeve më urgjente të ditëve të sotme./the national news/

Autor: Omar Al Ubaydli

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit