Në prag të nisjes së hanxhinjve nga RMV për në vendet e shenjta, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 23.06.2022 thirri myftinjte e myftinjve të BFI të RMV me qëllim të konsultimeve dhe parapërgatitjeve finale për organizimin dhe realizimin sa më të mirë të Haxhit 2022. Përveç myftinjve, në këtë mbledhje ishin edhe Drejtori i Medresesë Isa Beu, Kryetari i Kuvendit të BFI dhe drejtorë të sektorëve të Rijasetit të cilët janë të angazhuar në realizimin e haxhit.
Në këtë mbledhje u diskutua për të gjitha planifikimet që BFI po i bën me qëllim që hanxhinjve tanë tu mundësohet një udhëtim sa më i rehatshëm dhe mbresëlënës.