-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Konkurs ndërkombëtar për Planin ideor të Xhamisë

Më të lexuarat

Edhe pse ka muaj që Komuna e Prishtinës nëpërmjet një vendimi ka caktuar parkingun e PTK-së në Ulpianë, si lokacion ku do të ndërtohet xhamia e re, Bashkësia Islame ende nuk ka plan ideor se si do të dukej ajo xhami. Megjithatë, sipas përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, së shpejti do të hapet konkursi ndërkombëtar për planin ideor.

Sekretar në kryesinë e Bashkësisë Islame, Resul Rexhepi i ka thënë KosovaPress-it se nga moment i marrjes së këtij vendimi kanë filluar përgatitjet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë.
Fillimisht, sipas tij, kanë rregulluar çështjen e bartjes së pronësisë nga komuna tek Bashkësia Islame për të vazhduar pastaj me përgatitjen e terrenit.
Megjithatë, për kundër faktit që vendimin për ndërtim, e kanë marr në shkurt, ai pranon që ende nuk kanë projekt ideor ku mund të dihet planimetri i objektit të ri të xhamisë.
“Tani jemi aktualisht në fazën e përshkrimit të detyrave programore në mënyrë që sa më shpejt të shpallim një konkurs për hartimin e projektit ideor. Konkursi do të jetë ndërkombëtar dhe pas mbarimit të konkursit mund të dihet më për së afërmi gjendja gjegjësisht planimetria e objektit të ri të cilin do ta ndërtojmë në këtë hapësirë. Jemi në vlugun e punëve për të arrit një qëllim të tillë, madje mund të themi se akoma nuk jemi maksimalisht të përgatitur por megjithatë ne kemi vendos që më 4 tetor të këtij viti simbolikisht ta vëmë gurin themeltar për ndërtimin e kësaj xhamie”, ka thënë Rexhepi.
Ai nuk ka komentuar zvarritjen që patë ndodhë nga komuna e Prishtinës derisa ka caktuar këtë lokacion por ka deklaruar se në bazë të hapësirë, ky vend do të mundëson, pjesërisht, plotësimin e kritereve.
“Ndonëse për shkak të disa shkaqeve objektive, jo edhe aq shumë, na plotëson ky lokacion kriteret tona sepse pozicioni i lokacionit dhe obligushmëria jonë që xhaminë ta drejtojnë ka kibla, që zakonisht bëhen xhamit pak sa po na humb një pjesë të truallit, gjegjësisht nuk kemi mundësi me shfrytëzuar atë maksimalisht. Aty do të mbesin disa hapësira, disa trekandshe ndoshta edhe të pashfrytëzuara pikërisht për shkak të këtij problem që nuk mund ta shfrytëzojmë ashtu siç dëshirojmë ne po megjithatë ne jemi të kënaqur edhe me këtë që e kemi”, ka thënë ai.
Ai përmendë numrin e madh të xhematit nëpër xhamie, megjithatë thotë se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës kanë planin e tyre perspektiv edhe për ndërtimin e disa xhamive në kryeqytet sepse ka lagje të tërë të cila duhet të udhëtojnë bukur larg për të arritur deri te xhamia, ku si shembull merr lagjen Arbëria dhe Bregun e Diellit, kjo e fundit ka vetëm një xhami të improvizuar por edhe xhamit tjera të cilat janë të stërmbushura me besimtarë./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit