20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

KEK-u premton rrymë të mjaftueshme gjatë dimrit

Më të lexuarat

Korporata Elektro-Energjetike e Kosovës, është e gatshme që qyteatarëve t’u ofrojë furnizim me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit. Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala tha për Radio Kosovën se po bëhen përgatitje maksimale dhe furnizimi pritet të jetë më i mirë sesa dimrin e kaluar. Qytetarët, ndërkaq nuk janë shumë optimistë lidhur me premtimet e KEK-ut.

Korporata Elektro-Energjetike e Kosovës, premton se këtë vit, në sezonin dimëror nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. Zëdhënësi Viktor Buzhala tha se KEK-u është maksimalisht i përgatitur për t’i furnizuar qytetarët me energji.
“Dy blloqe vazhdojnë të jenë në remont të planifikuar vjetor ku njësisë A3 po i ndërrohet elektro-filtri dhe po bëhen investime kapitale në të. Përgatitjet janë maksimale për furnizim dhe presim një dimër më të mirë se në dimrin e kaluar dhe është vazhdë e përmirësimeve nga viti në vit që bënë KEK-u me furnizim”, tha Buzhala.

Përkundër kësaj, me të ftohur të kohës, reduktimet e energjisë elektrike janë të pranishme. Mbrëmë lagje të ndryshme të Prishtinës, janë përballur me reduktime. Buzhala thotë se ato janë prishje të trafo-stacioneve lokale, dhe janë rregulluar në një periudhë të shkurtër:
“Kemi pas disa prishje lokale që kane krijuar përshtypjen e reduktimeve, por ato janë lokale, ka pas reduktime edhe në Prishtinë, por ato janë evituar dhe tash furnizimi është normalisht”.

Qytetarët nuk janë fort optimist për premtimet e KEK-ut. Kjo me vet faktin thonë ata, se reduktime ka edhe gjatë kohës së verës.
Derisa zyrtarë të KEK-ut bënë të ditur që së shpejti pritet të kthehet në funksion njësia B1, pas remontit tre mujor, qytetarët thonë se duhet të gjejnë alternativa tjetra për ngrohje gjatë dimrit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit