1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ndan dhimbjen dhe keqardhjen e thellë për shtetin e Turqisë, pas jetëve të humbura dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

Konjufca ka ngushëlluar familjet e viktimave, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura dhe dëmet e pësuara nga zjarret gllabëruese që kanë përfshirë jugun e shtetit turk. Ngushëllimet tona për të afërmit e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë fatkeqësi”, ka shkruar Konjufca.

Ndryshe, Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit