-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kongresistja myslimane kështu i përgjigjet Trumpit

Më të lexuarat

Kongresistja myslimane e Minnesotas, Ilhan Omar, u kritikua nga presidenti amerikan Donald Trump, se ajo punon kundër interesave të Izraelit dhe të SHBA’së. Këto komente vijnë pasi ajo kërkoi hetim mbi lobin Izraelit në SHBA.

Ajo iu përgjigj Trumpit pas deklaratave të tij se ajo “nuk e do Izraelin”

“Zoti im, fali njerëzit e mi sepse ata nuk e dinë”, shkroi Omar në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo i citoi fjalët e Profetit Muhamed.

Omar akuzohet nga presidenti Trump dhe njerëz të afërt të saj se ka fjalor anti-semitik duke kritikuar lobin izraelit në Amerikë.

Kritikat e shumta e detyruan atë që të kërkojë falje publikisht ndaj njerëzve që janë ndier të ofenduar nga deklaratat e saj.

Omar është një refugjate myslimane nga Somalia e cila arriti që të zgjidhet kongresiste nga radhët e demokratëve, duke përfaqësuar shtetin e Minnesotas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit