3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Konflikti me fatalitet ndërmjet axhës dhe nipit në Gjilan, policia sjell detaje të tjera

Më të lexuarat

Një konflikt gjatë ditës së hënë në Gjilan, për të cilin mediat kanë thënë se bëhej fjalë për një konflikt në mes të nipit dhe axhës së tij ka përfunduar me fatalitet, gjegjësisht vdekjen e të dyve.
Siç edhe kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, bëhej fjalë për dy persona të cilët ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.

Nga ky konflikt është plagosur edhe axha, i cili nga plagët e marr ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri brenda një lokali, me ç’rast viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë trajtimit mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.

“Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 pistoleta 23 fishekë, 4 gëzhoja dhe 2 predha. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit