Administrata Tatimore e Kosovës ka konfiskuar rreth 200 mijë euro pasuri të disa subjekteve, të cilat kanë pasur detyrime të pashlyera ndaj arkës së shtetit.
Kosova Press raporton se kjo shumë monetare u përket subjekteve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e parkingjeve të automjeteve në Prishtinë.
Sipas ATK-së, operacioni për konfiskimin e pasurive është kryer me ndihmën e Policisë së Kosovës.about:blank
I njëjti aksion pritet të vazhdojë edhe në sektorë të tjerë gjatë ditëve në vijim.
“ATK në vazhdimësi do të ndërmarrë veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në njoftim.