0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Konfirmohet ndërprerja e marrëdhënieve mes Iranit dhe Komorit

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të Jashtme të Iranit konfirmoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Komorit dhe Iranit.

Siç njofton agjensia e lajmeve IRNA, Sadek Husein Xhaber Ansari deklaroi se qeveria e republikës së ishujve Komor duke ndjekur politikat e regjimit Al Saud, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Ky shtet ndodhet në juglindje të Afrikës në ujërat e Oqeanit Indian dhe ka një sipërfaqe prej 2200 km katror dhe mbi 700 mijë banorë.
Më parë, edhe Sudani, Somalia, Xhibuti dhe Bahreini ndoqën shembullin e Arabisë Saudite dhe ndërprenë marrëdhëniet me Iranin. Marrëdhëniet mes Iranit dhe Arabisë Saudite u tensionuan shumë pas ekzekutimit të klerikut të shquar shi’it të Arabisë Saudite, sheikh Al Namr nga regjimi Al Saud.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit