4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konfirmohet dënimi kundër opozitarit malajzian

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë në Malajzi ka hedhur poshtë apelin e liderit të opozitës, Anwar Ibrahim, i cili është shpallur fajtor për sodomi.

Gjykata federale po ashtu ka konfirmuar dënimin me pesë vjet burgim të Anwarit.

Ky i fundit është shpallur fajtor në muajin mars të vitit të kaluar për “marrëdhënie anormale seksuale” me një ish-ndihmëse politike.

Dënimi e eliminon Anwarin nga politika dhe e ndalon atë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, që duhet të mbahen më 2018.

Anwar thotë se rasti është përpjekje e qeverisë për ta bllokuar atë.

Qeveria e kryeministrit Najib Razak ka hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirje në këtë rast.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit