-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konfirmohen 13 persona të vdekur nga tërmeti, mbi 600 të lënduar, shumë të bllokuar nën rrënoja

Më të lexuarat

Nxirret nga rrënojat një tjetër i mbijetuar në Thumanë.

12:52 – Humb jetën pedagogu Bajram Hajdarmataj, Meta: Ngushëllime Policisë dhe Forcave të Armatosura

Presidenti Ilir Meta u ka shprehur ngushëllime përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura për humbjen e jetës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj. Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta”, shkruan Meta në Facebook.

Forcat e Ushtrisë, bashkë me Forcat Speciale dhe ato të Policisë nxorën nga rrënojat trupin e Policit Barjam Hajdarmataj. Hajdarmataj është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e godinës së rrënuar të Kavalishencës, një repart në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga vetë kolegët e tij. Hajdarmataj, ka shërbyer si Pedagog në Akademinë e Sigurisë, dhe ka qenë pjesë e shërbimit edhe në Kavalishencës së Durrësit.

Ora 12:37 – Nga zona e vilës Palma është nxjerrë gjallë nga rrënojat një 25-vjeçar.

Ora 12:26 – Lajme të këqija nga Thumana. Sapo janë nxjerrë tre trupa të pajetë, mes tyre edhe një vajzë 5-vjeçare.

Ora 12:20 – Ka shkuar në 13 bilanci i viktimave të tërmetit.

Ora 12:05 – Ka shkuar në 11 të vdekur bilanci i tërmetit, pasi një tjetër person është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë.

Ora 11:48 – Mbyllen për dy ditë shkollat

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura për dy ditë, sipas një urdhri të ri të lëshuar nga Ministria e Arsimit, pas tërmetit me magnitudë 6,3 që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës dhe aktivitetit sizmik të vazhdueshëm me paslëkundje të tjera që janë ndjerë vazhdimisht gjatë të martës.

Duke qenë se e enjtja dhe e premtja janë ditë pushimi për shkak të Festës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit, institucionet arsimore parauniversitare do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë javës.

Ora 11:47 – Presidenti Meta bën apel për ndihmë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit