5.8 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Konferenca Shqipëri-BE, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Më të lexuarat

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Nesër zhvillohet në Bruksel Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku do të hapet grupkapitulli 6 për politikën e jashtme.

Kryeministri Edi Rama do ta kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të niset pasditen e sotme dhe të mbërrijë në orën 19:00 në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Atje ai do të pritet nga ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Ditën tjetër, më 17 dhjetor, Rama do ta kryesojë delegacionin e vendit tonë në konferencën ndërqeveritare ku pritet të hapet grupkapitulli i gjashtë që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Më 15 tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrolli Financiar.

Vizita e Ramës në Belgjikë do të përfundojë më 18 dhjetor, pasi të mërkurën ai do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me liderët e BE-së dhe rajonit, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e po ashtu komisarja e re për zgjerimin Marta Kos.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit