3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konferenca ministrore në Budvë: Asnjë shtet nuk mundet vetëm të luftoj terrorizmin

Më të lexuarat

“Është momenti i duhur që të gjitha vendet e Evropës Juglindore të bashkojnë forcat për tu përballuar me kërcënimet që sjell terrorizmi”, është ky mesazhi i Konferencës së sotme të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Evropës Juglindore, e cila i është dedikuar luftës kundër terrorizmit, që mbahet në Budva, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në konferencën, e cila mbahet nën kujdesin e procesit Bërdo dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me të cilën kryeson Shqipëria (SEECP), ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë diskutuan për luftën kundër terrorizmit dhe përgjigjen e gjyqësorit ndaj saj. Në konferencë është diskutuar edhe për luftëtarët e huaj dhe parandalimin e radikalizmit, tregtisë së paligjshme të armëve, municionit dhe eksplozivit, gjithashtu është diskutuar edhe për parandalimin e financimit të terrorizmit.
 
Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Rashko Konjeviç tha se ndjehet i kënaqur që Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë, ata që garantojnë sigurinë dhe sundimin e ligjit u mblodhën në Mal të Zi, në kuadër të partneritet me dy nisma të rëndësishme rajonale.
 
“Rajoni ynë, në një kontekst tjetër, në vitet nëntëdhjetë ishte viktimë, me faktin se rreth ideve ekstremiste ishte angazhuar herë pas here, dhe jo vazhdimisht. Ekziston një vetëdije se asnjë vend nuk mund të përballet e vetme me kërcënimet e terrorizmit”, tha Konjeviç.
 
Ai u tha të pranishmëve se Mali i Zi është i hapur për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.
 
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, në konferencë tha se terrorizmi ende kërcënon vlerat thelbësore dhe vuri në dukje se motivimi i terrorizmit janë paratë dhe armët.
 
Ministrja e Brendshme e Sllovenisë, Vesna Györkös Zhnidar tha se përkundër udhëzimeve të shumta kundër terrorizmit edhe sot është prezente dukuria e luftëtarëve në fushëbetejat e huaja.
 
“Kohët e fundit, jemi ballafaquar me luftëtarët e huaj, qytetarët që shkojnë në fushëbetejat e huaja. Ata përbëjnë kërcënim pas kthimit në vend. Që nga viti 2001, janë miratuar një numër i udhëzimeve për luftën kundër terrorizmit,” tha Zhnidar.
 
Për veprim të përbashkët kundër terrorizmit, pajtohet dhe Saimir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. “Është momenti i duhur që të bashkojmë forcat, të bëjmë gjithçka për qytetarët tanë. Bashkëpunimi midis vendeve të Evropës Juglindore është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë segment”, tha Tahiri.
 
Organizatorë të konferencës në Budva, janë Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Ministria malazeze e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme të Sllovenisë dhe Këshilli për Bashkëpunimi Rajonal (RCC), si dhe sekretariati operativ i Procesit të Bashkëpunimit (SEECP).
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit