11.6 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Vritet në Irak ish-zëvendësi i Sadam Huseinit

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se është vrarë Izzet Ibrahim ed-Duri, ish-zëvendësi i liderit të rrëzuar në Irak, Sadam Husein, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Prefekti i rajonit Salahaddin, Raid el-Cuburi, në një deklaratë për gazetarin e AA deklaroi se Duri humbi jetën gjatë konflikteve të vazhdueshme mes ushtrisë së Irakut dhe ISIL në afërsi të puseve të naftës Allas në malet Hemrin, të cilët ndodhen në lindje të Tikritit.
 
Gjithashtu nga Cuburi institucioneve të mediave ui janë dërguar fotografitë të cilat pretendohet se i përkasin trupit të pajetë të Izzet Ibrahim ed-Duri.
 
Izzet Ibrahim ed-Duri, i cili njihej si personi i dytë në pushtet në periudhën e Sadam Huseinit, ishte vendosur në listën e të kërkuarve nga SHBA.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit