0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kondicioneri, disa këshilla për ta përdorur pa u ftohur

Më të lexuarat

E domosdoshme në vapë, por e bezdisshme për disa të tjerë. Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.

Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos pasur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike. Ja disa këshilla.

Pozicioni

Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia e ftohjes duhet të jetë e instaluar në krye, në mënyrë që të marrë shpërndarje homogjene të qarkullimit të ajrit. Duhet të verifikoni që ajri qarkullon lirisht pa probleme, përndryshe kondicioneri bëhet i padobishëm.

Mirëmbajtja para së gjithash

Para se ta ndizni, është e nevojshme të verifikohet nëse pajisja është efikase dhe filtrat janë pastruar mirë: një herë në vit, është e nevojshme të verifikohet nga një teknik, niveli i gazit dhe pastrimi i pjesëve. Pastrimi i filtrave duhet kontrolluar vazhdimisht çdo dy muaj, kur kondicioneri qëndron i ndezur me orë. Bëhet fjalë për një operacion të thjeshtë që mund ta bëjë gjithkush. Në pjesën më të madhe të rasteve, filtrat lahen me ujë të rrjedhshëm dhe fshihen ose lihen të thahen në diell. Instruksionet e mirëmbajtjes gjenden edhe në librin që shoqëron aparatin.

Sytë tek temperatura

Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të pasur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysmë ore para se të rini në dhomë, ose të përdorni “Timer”, dhe të prisni që temperatura të zbresë.

Kujdes me dyert e dritaret

Kur ndizni kondicionerin sigurohuni që dyert e dritaret të jenë të mbyllura për të mos hyrë ajri i nxehtë nga jashtë. Për ajrosje shfrytëzojmë orët e vona të mbrëmjes apo ato herët në mëngjes kur kalimi i ajrit është i pandjeshëm.

Funksioni “Dry”

Kur kemi arritur temperaturën që duam, përdorim funksionin “Dry”, pra komandën e tharëses së lagështirës. Ajo ndihmon në ruajtjen e ajrit të freskët dhe të thatë.

Mos e mbani ndezur natën

Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.

Rreziku i ftohjes artificiale

Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.

Më mirë ventilatori?

Kush parapëlqen ventilatorët portabël ndihet në të vërtetë më i lehtësuar dhe me kosto sigurisht inferioree. E vetmja siguri për ta ndjekur në përdorim është mbajtja e tij panë, por pa ia vendosur përballë një tjetër personi. Nëse nuk mund ta shmangni, mbani ulur shpejtësinë dhe mos harroni të pini shumë lëngje. Qarkullimi i ajrit mund të avullojë djersën në trup dhe mund t’iu dehidratojë pa e kuptuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit