1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Komunitetet fetare në Shqipëri kundër projektligjit për homoseksualët

Më të lexuarat

Një projektligj i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale, ka për synim lejimin e bashkëjetesës për homoseksualët.
Projektligji pritet të ndryshojë kodin e familjes, ku bashkëjetesa nuk do të jetë vetëm mes një burri dhe një gruaje por edhe mes burrave apo mes grave.

Drafti ka hasur në kundërshtimet e forta të përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vendin tonë. Krerët e komuniteteve fetare në Shkodër janë bërë bashkë, duke i bërë apel qeverisë që të mos meritojnë një ligj të tillë, pasi do të shkatërronte familjen, shkruan “Shqiptarja”.

Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës dhe At Nikolla Petani, famullitar i kishës Ortodokse, kanë dalë hapur kundër martesave gay por edhe ndaj fenomeneve si pornografia.

“Njeriu duhet të formojë familje e të kujdeset për të, të trashëgojë jetën me edukimin e fëmijëve dhe trajtimin sa më dinjitoz të nënës së fëmijëve të tij”, kanë thënë ata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit