0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Komuna e Prishtinës e bëri milioner AMM-në

Më të lexuarat

Rreth 1 milion euro merr kompania AMM në vit nga hapësirat reklamuese që i shfrytëzon në hapësirat publike të kryeqytetit.

Për hapësirat e publicitetit kjo kompani i paguan komunës 310 mijë euro në vit. Kjo kompani që nga viti 2001 mban të drejtën ekskluzive për vendosjen e reklamave në kryeqytet, derisa edhe kontrata mbi të cilën ajo punon, nuk është publikuar ndonjëherë nga Komuna e Prishtinës.Asnjëherë nuk u lejua qasje në këtë kontratë, përderisa e njëjta ishte vazhduar në vitin 2006 mbi një tender që ishte hapur për ndërtimin e qoshqeve ku do të kishte edhe hapësira reklamuese. Gazetës ‘Tribuna’ nëpërmjet zyrës së informim të Komunës së Prishtinës i është lejuar qasje në tri kontrata që AMM-ja i ka lidhur më Komunën.

E fundit është kontrata e 4 prillit të vitit 2013, që nuk dihet se cilat kanë qenë kushtet për ta fituar të drejtën par lidhje kontrate. Por, sipas kësaj kontratë, AMM-ja do ta ketë të drejtën ekskluzive të vendosjes së reklamave edhe për 4 vjet të tjera, ose deri në vitin 2018, meqë këtë ia mundësoi Komuna. Sipas kësaj kontrate, çmimi që kompania duhet t’i paguajë për një vit Komunës është 310 mijë euro. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit