11.9 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

VM: Akuzat ndaj Mursit “qesharake”

Më të lexuarat

Vëllezërit Musliman të Egjiptit, grup nga i cili vjen presidenti Muhamed Mursi, i përshkroi si “teatrale” dhe “fyrje për gjyqësorin” akuzat kundër udhëheqësit të rrëzuar për arratisje nga burgu.

“Ky proces gjyqësor nuk është as kushtetues as legjitim,” ka thënë grupi islamik në një deklaratë të lëshuar të mërkurën. “Kjo është fyerje për Egjiptin dhe gjyqëtarët të cilët kanë përfshirë veten në këtë gjykim politik.”
Mursi, së bashku me 130 të tjerë të akuzuar, përfshirë edhe udhëheqës të lartë të Vëllezërve dhe anëtarë të Hamasit, me bazë në Gaza dhe pjestarë të Hezbollahut, janë akuzuar nga prokuror egjiptian se kanë marrë pjesë në një operacion për arratisje në masë gjatë kryengritjes egjiptiane të vitit 2011.
“Si është e mundur që 70 palestinez të hynë në Egjipt përmes tuneleve të Gazës, okupuan 60 km përgjatë kufirit, i cili është vetëm 14 km i gjatë, dhe arritën të sulmojnë tre të burgosur në rrugën Kajro-Aleksandri, liruan të gjithë të burgosurit dhe madje edhe të vjedhin bagëtinë, dhe pastaj të kthehen përsëri në Gaza me tre policë të marrë peng pa u penguar nga askush?” thuhet në deklaratë duke iu referuar disa akuzave të cituara nga prokuroria të bëra në seancën e djeshme të gjykatës.
“Ku është ushtria? Ku është intelegjenca e përgjithshme dhe ushtarake? Akuzat e cituara në këtë gjykatë të paligjshme janë qesharake.”
Të martën, Mursi doli para gjykatës në një kabinë xhami në Akademinë e Policisë në Kajron lindore , në paraqitjen e tij të dytë që prej largimit të tij nga ushtria vitin e kaluar./mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit