-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Komuna e Gostivarit përkrah aktivitetin e Kurban Bajramit të Sektorit të Femrës Myslimane

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta takoi përfaqësueset e Sektorit të Femrës Muslimane që funksionon në suaza të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit.

Qëllimi i vizitës ishte organizimi i ndërmarrë nga Sektori i Femrës Muslimane me rastin e festës së Kurban Bajramit i cili do të mbahet më 25 Shtator në sheshin e qytetit në Gostivar.

Pasi organizimi parashikon disa aktivitete siç është ndarja e ëmbëlsirave dhe dhuratave për fëmijë si dhe sjellja e trenit për shëtitjen e fëmijëve nga Kopshti Zoologjik  i Shkupit, gjë që ndodh për herë të parë, kërkesa e tyre ishte mbështetja financiare nga ana e Komunës së Gostivarit.

Kjo kërkesë hasin në mbështetje të plotë nga ana e kryetarit Nevzat Bejta, i cili përgëzoi drejtueset e Sektorit të Femrës Muslimane për iniciativën e ndërmarrë, duke e vlerësuar si shumë të dobishme për të gëzuar fëmijët e qytetit me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Përfaqësueset e Sektorit të Femrës Muslimane shpreh falënderim për kryetarin Nevzat Bejta i cili ashtu sikurse çdo herë tjetër gjeti mirëkuptim dhe ofroi ndihmën institucionale për organizimin e aktiviteteve të tilla kulturore dhe fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit