-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kompot me fruta

Më të lexuarat

Përbërësit:

1 kg fruta (qershi, kumbulla, vishnje, manaferra, ose thana)
1.500 ml. ujë
500 gr sheqer

Përgatitja:

Kompotin me fruta mund ta konzervojmë për kohë më të gjatë nëse e përgadisim në këtë mënyrë:

1 kg fruta të pastruara i vendosim në 5 kavanozë. Kavanozët gjysmë të mbushur me fruta i mbushim me shërbet të cilin e fitojmë duke tretur 500 gr sheqer në 1.5 litra ujë. I mbyllim mirë me kapakë të metaltë dhe i vendosim në një tenxhere. Tenxheren në të cilën i kemi vendosur kavanozët e mbushim tërësisht me ujë dhe e vejmë në zjarr për të vluar. 10 minuta pasi që uji ka filluar të vloj e ndalim zjarrin dhe e lëmë të ftohet. Me përgatitjen e kompotëve në këtë mënyrë ruhet freskia dhe vlerat energjetike të frutave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit