1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KOMPLOTI I HEBREJVE DHE DEMASKIMI I VEPRAVE TË TYRE

Më të lexuarat

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

      Vëllezër besimtarë,

Islami është fe e cila e bashkon diturinë dhe veprën, është mesatare në adhurim dhe besim, i përcjell lajmet me vërtetësi dhe gjykon me drejtësi, është fe e vetme e pranuar tek Allahu dhe kush vjen me fe tjetër atij nuk i pranohet. Gjatë historisë shumë grupe devijuan prej rrugës së vërtetë, disa duke e mohuar e disa duke e injoruar të vërtetën, ndërsa më së miri që e qartësoi historinë e njerëzimit dhe shkaqet e devijimit të tyre nëpër histori është Kurani, Libri i Allahut: Ne kështu i shpjegojmë hollësisht shpalljet, në mënyrë që të qartësohet rruga e njerëzve të këqij“. Enam 55.

Çifutët, krahas popujve tjerë janë populli më i devijuar në histori, në fenë e tyre u shfaqën shumë çrregullime e plasaritje, shtrembërime e deformime, të cilat i qartësoi Allahu me precizitet në shumë ajete. Cilësitë e tyre i përshkroi me drejtësi e përputhshmëri dhe i paralajmëroi muslimanët prej tyre duke i vendosur në ballë të rreshtave të para të armiqve të Islamit: Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët”. Maide 82.

Profeti i tyre, Musai, alejhi salatu ue selam,  u erdhi me përgëzime dhe kërcënime, me të  përjetuan shumë sprova e vështirësi, pastaj u shpërblyen me shumë të mira, retë u bënin hije, hanin prej manës dhe thëllëzave, pinin prej mjaltit, për to u shpërthyen dymbëdhjetë burime ujiprej guri, mirëpo të gjitha i mohuan, për Allahun shpifën fjalë të ndryshme, ndaj profetit të tyre u sollën me arrogancë, kërkuan prej tij zëvendësimin e ushqimit të cilin ua zbriti Allahu me ushqim tjetër më të ulët, duke i thënë lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra. Kjo, e tëra si rezultat i mendjes së tyre të shëmtuar dhe mangësisë së tyre në kuptim, duke menduar se e vërteta është me atë që ua shtrëngon dhe ngushton atyre punët. U kërkua prej tyre ta respektojnë Teuratin, por e thyen besëlidhjen. Prandaj Allahu urdhëroi Xhibrilin ta  shkulë malin prej vendi, ta ngrit mbi kokat e tyre dhe pastaj u tha: “Në rast se nuk e pranoni Teuratin do ta hedhim malin mbi kokat e juaja”. Kur e panë rrezikun pranuan, mirëpo jo me dëshirë: “Ne ngritëm sipër tyre malin, që dukej si hije e ata besonin se do të binte mbi ta, dhe u thamë: “Mbajeni fort atë që ju dhamë dhe kujtoni çfarë përmban ajo, që të ruheni nga gjynahet”. Araf 171.

Çifutët në fillim të Shpalljes qëndronin përballë Islamit me armiqësi dhe urrejtje, e përqafuan hipokrizinë dhe hipokritët, i nxisnin dhe inkurajonin idhujtarët kundër besimtarëve, duke i shkaktuar me armiqësinë dhe mashtrimet e tyre shumë vuajtje e mundime muslimanëve. Kur iu shpall Profecia të Dërguarit tonë, alejhi salatu ue selam, i inkurajonin njerëzit kundër tij dhe e luftonin, ndaj tij silleshin me arrogancë dhe i bënin kurthe të njëpasnjëshme që ta vrisnin. Një ditë prej ditëve kur ishte Profeti, alejhi salatu ue selam, në mesin e fisit Beni Nadir synuan që t’ia gjuajnë një gurë të madh prej së larti, ndërsa ai, alejhi salatu ue selam, ishte ulur poshtë në një mexhlis dhe në ato momente i vjen lajmi prej qielli për komplotin kundër tij. Një ditë tjetër i dhuruan një dele e cila përmbante helm, e ngrëni prej saj një pjesë të vogël e cila u bë shkak që gjurmët e atij helmi t’i ndjen në trupin e tij deri në vdekje. Pastaj ia bënë edhe një kurth tjetër dhe i bënë sihër (magji), imagjinonte se është duke e vepruar ndonjë vepër, e në fakt nuk e vepronte dhe më vonë me lejen e Allahut u shërua dhe ky kurth i çifutëve iu largua.

Çifutët janë popull që ndez fitne mes shoqërive, janë popull që i vë zjarrin luftërave dhe që shkaktojnë armiqësi e urrejtje mes njerëzve:“Kurdo që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu e shuan atë”. Maide 76. Janë popull që e fshehin të vërtetën, i devijojnë kuptimet e fjalëve, bëjnë kurthe dhe mashtrime të ndryshme: “O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?” Ali Imran 71. Janë popull që nuk i respekton besëlidhjet dhe marrëveshjet, janë vrasës të një numri bukur të madh të profetëve, disa duke i therur e disa duke i therë me sharra. E derdhën gjakun e Jahjasë, e therën me sharrë Zekerijanë, synuan ta vrasin Isain, e disa herë tentuan ta vrasin Muhamedin, alejhi salatu ue selam. Nuk ka hair në atë popull i cili vret profet të Allahut: “Sa herë që ndonjë i dërguar u sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë”. Bekare 87.

Çifutët janë popull që i mohojnë begatitë e Allahut, të mirën e kthejnë me të keqe, ndërsa fisnikërinë me rebelizëm. Allahu i shpëtoi prej fundosjes në ujë me Faraonin dhe nuk e falënderuan Atë, madje kërkuan prej Musait, alejhi salatu ue selam, me kryelartësi që t’u krijojë atyre një zot tjetër përveç Allahut që ta adhurojnë. Pastaj me aspak moral i thanë Musait, alejhi salatu ue selam; “Ne nuk të besojmë ty deri sa ta shohim Allahun me sytë e tona haptazi, e: “pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin”. Dharijat 44.

Çifutët janë popull ziliqar. Kur ia shohin tjetrit ndonjë begati shpresojnë që t’i humbë sa më shpejt dhe pretendojnë se ata janë më meritorë ndaj asaj begatie. Profeti, alejhi salatu ue selam, me një hadith na thotë: “Çifutët janë popull ziliqar”. Çifutët janë popull i cili i shkatërron njerëzit dhe popujt me kamatë. Hanë prej pasurive haram, i thithin thesaret e muslimanëve me shkatërrimin e ekonomive të tyre dhe me futjen e harameve në bankat e tyre, e shpresojnë përçarjen dhe varfërinë në shoqëritë muslimane, ngrihen dhe mburren para tjerëve, nganjëherë me kryelartësi e nganjëherë me përbuzje e nëpërkëmbje, krenohen para muslimanëve kur dobësohen dhe varfërohen, dhe pretendojnë se janë populli i zgjedhur i Allahut, kurse të tjerët janë krijuar që t’i shërbejnë dhe t’i kryejnë nevojat e tyre.

Gjuhët e tyre nuk thahen prej rrenave, shpifjeve dhe të shëmtuarës. Thanë për Allahun se Dora e Tij është e shtrënguar, pastaj thanë se Allahu është i varfër e ata të pasur, Merjemen e akuzuan për imoralitet, të birin e saj Isain, alejhi salatu ue selam, për bir të lavires, ndërsa Muhamedin, alejhi salatu ue selam, e akuzuan për  magjistar dhe rrenacak. U sprovuan me femrën, e shpërndanë imoralitetin dhe të shëmtuarën dhe të gjitha mallkimet dhe dënimet që u erdhën ishin rezultat i veprave të tyre. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Sprova e parë tek bijtë e Israilit ishte femra”.

Thirrin në liri të plotë veprimi dhe në degjenerim duke e fshehur veten pas parullave mashtruese si, “Liria dhe Barazia”, “Njerëzimi dhe Vëllazërimi”, etj. Prej të rinjve musliman bëjnë budallenj duke i zhytur pas femrave dhe të shëmtuarës, pas epsheve dhe pasioneve. Ata vet u sprovuan me femrën dhe punojnë me përpikëri që edhe të tjerët t’i sprovojnë me të. Sakrificat e tyre i shumëfishuan që të nxjerrin gjenerata të reja prej muslimanëve, të boshatisur, pa besim të shëndoshë dhe pa parime, pa moral dhe pa turp dhe vazhdimisht i ndotin mendjet e të rinjve nëpërmjet mjeteve të informimit, të cilat i thirrin në të shëmtuarën dhe imoralitet. E urrejnë mbulesën dhe turpin e gruas muslimane, vazhdimisht ia zbukurojnë asaj përngjasimin me gratë e tyre që ta devijojnë prej natyrshmërisë së saj. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata përpiqen të shkaktojnë ngatërresa në Tokë, por Allahu nuk i do ngatërrestarët”. Maide 76. Synojnë shkatërrimin e familjes muslimane dhe prishjen e lidhjeve dhe bazave fetare e shoqërore, dhe si rezultat i saj të shndërrohet ky Umet në një umet pa kapistër, të cilin do ta udhëheqin ata si të duan dhe do t’i shpërndajnë në të veset e paturpshme dhe të pahijshme: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi, vetëm nëse kanë ndonjë mbrojtje prej Allahut apo prej njerëzve. Ata merituan zemërimin e Allahut dhe do t’i kaplojë mjerimi”. Ali Imran 112.

Prej vetive të tyre është frika prej luftës. Musait, alejhi salatu ue selam, i thanë: “O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu”. Maide 24. Po ashtu frikohen prej vdekjes dhe ikin prej saj dhe prej fushëbetejës: “Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve”. Hashr 14. E adhurojnë jetën dhe për hir të saj e flijojnë më të shtrenjtën: “Dhe, vërtet, do t’i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët”. Bekare 96. Në mesin e tyre ka shumë grupe e fraksione dhe përçarje e mospajtime: “Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë”. Hashr 14. Paraqiten para të tjerëve se duhen mes veti, por në fakt dashuria dhe afrimi mes tyre janë të humbura deri në Ditën e Kiametit: “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64. Padrejtësia e tyre e ka përfshi tërë botën, nuk mundet të numërohen dredhitë dhe të këqijat e tyre, prandaj Allahu na urdhëroi që të kërkojmë mbrojtje prej rrugës së tyre shtatëmbëdhjetë herë në ditë në çdo namaz farz. Çifutët po ashtu do të jenë populli që më së shumti do t’i shkojnë mbas Dexhallit.

Edhe pas kësaj çka e cekëm për to parashtrohet pyetja se vallë a janë çifutët populli i zgjedhur i Allahut apo janë fëmijët e Allahut dhe të dashurit e Tij?!

 

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Këto përshkrime të cilët i cekëm për çifutët janë prej mashtrimeve dhe lojës së fëlliqtë që e luan shejtani me këtë popull të mallkuar prej anës së Allahut. Pasqyrën e çifutëve të djeshëm, sot e vazhdojnë nipat e tyre të cilët e terrorizojnë Palestinën, i shkatërrojnë shtëpitë e muslimanëve, i vrasin pa faj burrat dhe fëmijët, gratë i përdhunojnë, ushqimin dhe pijen ua ndalojnë, ilaçet dhe spitalet i shkatërrojnë, marrëveshjet nuk i respektojnë, gjërat e shenjta i zhdukin, xhaminë e Aksasë e mbyllin për falje të namazit, etj. Një Umet i përshkruar si frikacak, i cili i frikohet luftës, armikut dhe vdekjes, realisht nuk mundet ta mbisundojë një Umet tjetër, mirëpo dobësia e muslimanëve, përçarja e rreshtave në mesin e tyre është shkak që çifutët të mbisundojnë mbi tokat muslimane. Prandaj muslimanët duhet të bashkohen, t’i mbështeten Allahut, t’i përforcojnë lidhjet me Allahun, t’i drejtohen Allahut, dhe të luftojnë të gjithë së bashku nën flamurin e teuhidit: “O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. Ndërsa ata që nuk besojnë, do të shkatërrohen! Ai do t’ua humbë veprat atyre”. Muhamed 7-8. dhe “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm”. Haxh 40.

Detyrim i joni së pari është përmirësimi i vetes sonë prej brenda me armatim moral, edhe atë duke filluar prej armës së besimit me fjalë dhe me vepër, pastaj paralajmërimin e planeve të çifutëve në shkatërrimin e muslimanëve, pastaj rritja e kujdesit tonë ndaj të rinjve dhe grave, edhe atë duke  i mbrojtur me vetëdijesimin e tyre në aspekt fetar prej sprovave të epsheve dhe dyshimeve, dhe duke i nxitur në veprimin e veprave të mira dhe largimin prej veprave të ndaluara.

Prandaj o ju muslimanë frikojuni Allahut, bëjini shkaqet e fitores, përmirësoni të rinjtë dhe gratë e juaja, përmirësoni shtëpitë e juaja, largohuni prej përngjasimeve me armiqtë tuaj, krenohuni me fenë e juaj do ta fitoni armikun e juaj, jini të kujdesshëm prej kurtheve dhe mashtrimeve të tyre, për shkak se ata nuk kursejnë kohë për dobësimin e muslimanëve dhe shkatërrimin e fesë dhe besimit të tyre: “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë”.  Jusuf  21.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit