-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kompleksi i të huajit

Më të lexuarat

Dita e Xhuma është një nga ditët e bekuara të javës që për besimtarët musliman ka një rëndësi të madhe. Sa është një adhurim ajo ka anën e saj të ndërveprimit social, të mbledhjes dhe takimit të besimtarëve me një vend. Pse ka një rëndësi të madhe e dëshmon edhe ajo që ky rit fetar nuk kryhet vet.
Por ky adhurim shëron edhe komplekse të ndryshme të njerëzve. Një ndër komplekset e ngritura me pavetëdijen e shumë njerëzve, që e shkatërron namazi e xhumasë është edhe kompleksi i të huajit. Kompleks që na bënë të mendojmë se e huaja është më e mirë se ajo që vet e kemi ngritur, kompleks që zgjidhja e halleve është tek të tjerët, kompleks që mendojmë se të huajt na kanë faj për dështimet tona.
Ajo që dua të dal nga përmendja e këtyre veçorive si të ditës së xhuma dhe kompleksit të huaj është se ne si njerëz të besimit Islam, shpeshherë po goditemi nga ky ves që asnjëherë nuk duhet të ndodh, duke pasur model Profetin Muhamedi paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të.
Problemet e ndryshme globale si çështjet e terrorizmit ku Islami akuzohet se po prodhon dhunë e terror, nuk reshtën asnjëherë besimtarët nga mbrojtja e Islamit thua ti se nime këta të huajt paskan gjetur diçka në Islam! E si ta mbrojmë Islamin? Do të ishte mirë dikush nga pala e jobesimtarëve të thoshte fjalë që: “Islami nuk është terrorizëm” e ne ta bëjmë virale anekënd.
Ta dimë një gjë, se për Islamin ka organe kompetente që flasin dhe njerëz të tillë gjithashtu. Historia e Islamit është e mbushur me shembuj të plotë se si ka ndikuar në botë për shekuj për të qenë stabilitet për botë. Dhe është edhe tani, nëse kuptohet drejt e veprohet me të në përputhje me mësimet e Kuranit fisnik dhe mësimet e profetit Muhamed alejhi selam.
Ndërsa në rrafshin tonë lokale e kombëtare gëzohemi kur dikush nga elita e huaj flet mirë për Islamin, ndërsa në mesin e besimtarëve praktikantë ka me qindra njerëz të formuar profesionalisht, të shëndosh në qëndrime, të pastër në moral dhe rob të sinqertë të Zotit. E kam vërejtjen më të madhe këtu, për të thënë se ngritja dhe dhënia hapësirë e këtyre njerëzve është më e shëndosh dhe miliona herë më e mençur se sa ngritja e dikujt që nuk ka parime e nuk është rob i Zotit. Ngritja bëhet duke ia bërë muhabetin edhe duke e sharë që ua bëjmë të tjerëve. Edhe reklama e keqe është reklamë thotë një frazë.
Në këtë shkrim që nuk mëtojë të kem thënë diçka që nuk e dini, por sot në këtë ditë të bekuar bëjë thirrje që njerëzit që i takoni në Xhami ata që i njihni e nuk i njihni ti përqafoni e tu tregoni se i doni dhe se ata janë më të rëndësishëm se çdo kush tjetër. Po ashtu ju ftojë të shëroni kompleksin e të huajit. Ata që keni ngritur vetë, mundohuni ti përsosni dhe bashkohuni me të tjerët për ti dhënë vlerë.
U urojë ditë të Xhumasë të bekuar, shpresojë që lutjet tuaja të pranohen. Mos e harroni këtë rob të Zotit dhe plotë njerëz të botës që të luteni për ta. E ne fund të gjithëve i Madhi Zot na shëroftë nga komplekset!
Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit