2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kompenzimi nga Allahu për sakrificat në Emër të Tij

Më të lexuarat

Allahu na përqendroftë ne dhe ju në të vërtetën!

Mos harroni se kjo botë është vendi i sprovave, ku nuk do të mund t’i arrijmë të gjitha. Kështu, mund të ndodhë që ndokush prej nesh të mos i realizojë interesat e tij ose të mos i plotësojë dëshirat e tij deri në fund të jetës për shkak se u është përmbajtur me dinjitet parimeve dhe mësimeve të tij. Nuk është çudi që këta në një moment të sprovohen dhe të detyrohen të heqin dorë nga këto parime ose të bëjnë ndonjë kompromis në lidhje me to. Bëhuni prej atyre që përkrahin parimin dhe ndihmojnë të vërtetën, mos e harroni rregullin e artë: “Ai që për hir të Allahut lë diçka, Allahu ia kompenson atë me diçka shumë më të mirë.”

  1. Shfaqni zotësinë personale në realizimin e interesave tuaja në përputhje me parimet dhe moralin tuaj islam, ngase kjo është sfida më e madhe.
  2. Mësohuni të hiqni dorë nga disa përfitime materiale për hir të asaj që të mbeteni në rrugën e drejtë.
  3. Pasuria nuk është gjithçka në këtë botë. Nga ne kërkohet që t’ua vërtetojmë të tjerëve se në këtë jetë ka gjëra shumë të çmuara që nuk janë për shitje pazare dhe nuk bëjmë koncesione.

Abdulkerim Bekkar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit