4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kompania europiane reklamon misvakun si diçka të re dhe e shet për afro 5 dollarë

Më të lexuarat

Kohët e fundit Kompania çeke ‘Yoni’ ka publikuar një video promovuese të një produkt të ri, siç e quajnë ata “revolucionar”, por që në të vërtetë ai është vetëm një term tjetër për atë që shumica prej nesh e njohim si misvak.

Kjo kompani, përmes një video, po e reklamon këtë produkt si brushë dhëmbësh. Deri më tani ka mbledhur mbi 1.5 milion shikime dhe afro 25,000 shpërndarje në rrjetin social, Facebook.

Reklama përmend disa përfitime të përdorimit të misvakut, duke pyetur njerëzit se a kanë dëgjuar për një brushë të tillë dhëmbësh.

Por, në të vërtetë kjo nuk është edhe aq befasuese duke marrë parasysh faktin se shumë njerëz e dinë se ky produkt (misvaku) përdoret prej mijëra vjetësh.

Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe më fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve. Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica), të cilin e ka përdorë edhe vetë profeti Muhamed (a.s.)./ekuiliber.com

Shihni videon:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit