Pas një procesi serioz impenjimi, inspektimi dhe verifikimi certifikohet për herë të parë, sipas standardit HALLALL, kompania e përpunimit të mishit KAZAZI sh.p.k. I gjithë ky proces disa-mujor u zhvillua falë bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, e cila ofroi standardin HALLALL për zbatim dhe agjencisë private Albinspekt, e njohur nga Bashkimi Europian dhe pjesë e listës së trupave inspektuese dhe certifikuese të njohura nga BE. Takimi dhe dorëzimi i certifikatës u realizua në mjediset e LHSH-së, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e agjencisë Albinspekt, Sokol Stafa drejtor dhe Endrit Kullaj e Elton Seferi specialistë, Adrian Xhasufa përfaqësues i kompanisë Kazazi. Nga ana e LHSH-së i ngarkuar më mbikëqyerjen e procesit të certifikimit ka qenë hoxhë Altin Plumbi. Certifikatën e parë Hallall ia dorëzoi përfaqësuesit të kompanisë Kazazi, Adrian Xhasufa, hoxhë Justinian Topulli, kryetar i LHSH-së. Nga gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi të pranishëm në këtë ceremoni u theksua rëndësia e certifikimit hallall dhe të përhapjes së mëtejshme të këtij standardi edhe në bizneset e tjera. Vazhdimi i mëtejshëm i këtij procesi do të shmangë edhe abuzimet e vërejtura në tregun ushqimor shqiptar me logon Hallall. Kështu ka nisur një procesi i gjatë, por i domosdoshëm për rregullimin e këtij fenomeni shumë i rëndësishëm për cilësinë ushqimore, po ashtu edhe për jetën e përditshme dhe të ushqimit për besimtarët muslimanë.
Certifikata HALLALL:
http://albinspekt.com/…/Certificate-Hallall_Kazazi_1612061.…
Lista e produkteve të certifikuar:
http://albinspekt.com/…/Annex-1_List-of-products_Kazazi1.pdf