0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Komonvelthi (Commonwealth)

Më të lexuarat

Komonvelthi (angl. Commonwealth) është bashkësi e shteteve te Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe, që i lidh interesi i përbashkët ekonomik. Ndikimi shekullor i Britanisë së Madhe në pjesët e ndryshme të botës ka lënë gjurmë në ecurintë ekonomike, të tregëtisë, kulturës, politikës së shteteve, sepse ato për një kohë të gjatë kanë qenë të shfrytëzuara. Perandoria e dikurshme koloniale fillon të shkatrrohet. Shumë shtete fitojnë pavarësinë e tyre.
Me qëllim që t’i shfrytqëzojë lëndët e para prej territoreve të dikurshme të Britanisë së Madhe, në një anë, dhe plasimin e prodhimeve të veta industriale, nga ana tjetër, formohet bashkësia e Komonveltit. Bashkëpunimi i Britanisë së Madhe dhe i shteteve të Komonveltit është në interes të përgjithshëm ekonomik. Tregu i Britanisë së Madhe mund t’ua ofrojë prodhimet industrialeshteteve të Komonveltit, e prej tyre të sigurojë lëndët e para për industrinë dhe artikujt ushqimor.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit