4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së, miraton propozimin për liberalizim për Kosovën

Më të lexuarat

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në një postim në twitter.
Ajo tani ka porositur politikanët kosovarë se duhet të veprojnë.
“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek.
Për këtë miratim është deklaruar për lajmi.net edhe ministri për Integrime, Bekim Çollaku. Ai ka falënderuar anëtarët e Komitetit si dhe Parlamentin Evropian për përkrahje.
“Besoj se tani pa humbur kohë do të kryejmë edhe ne obligimin e mbetur në mënyrë që të përshpejtohet vendimmarrja në Parlament dhe Këshill”, ka deklaruar Çollaku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit