0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Komisioni i përhershëm për festën e “Shën Valentinit”

Më të lexuarat

Disa njerëz me datën katërmbëdhjetë shkurt 14/2 të çdo viti festojnë ditën e dashurisë të ashtuquajtur si “Shën Valentini”, si dhe dhurojnë lule të kuqe apo vishen me veshje të kuqe si dhe urojnë njëri-tjetrin e disa dyqane bëjnë ëmbëlsira me ngjyrë të kuqe duke vizatuar në to zemra si dhe disa dyqane të tjerë u bëjnë reklama sendeve që veçohen në këtë ditë, çfarë mendimi keni ju:

Së pari: Për festimin e kësaj dite?

Së dyti: Blerja prej dyqaneve në këtë ditë?

Së treti: Shitja e disa dyqaneve -megjithëse ato nuk e festojnë këtë ditë- atyre që e festojnë këtë ditë gjëra që dhurohen në këtë ditë?

Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigjja

Falënderimi i takon Allahut të Vetëm, e paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit i cili nuk ka të dërguar tjetër pas tij.

Më pas:

Komisioni i Përhershëm për studimet akademike dhe fetvatë e shqyrtojë atë që i ka ardhur shkëlqesisë së tij myftiut të përgjithshëm nga personi i cili pyet me emrin Abdullah Al Rebia si dhe drejtuar Komisionit nga ana e sekretarisë së përgjithshme të Komisionit të Dijetarëve të mëdhenj me numër (5324) me 3/11/1420 hixhri ku i pyeturi ka parashtruar një pyetje me tekstin: “Disa njerëz me datën katërmbëdhjetë shkurt 14/2 të çdo viti festojnë ditën e dashurisë të ashtuquajtur si “Shën Valentini”, si dhe dhurojnë lule të kuqe apo vishen me veshje të kuqe si dhe urojnë njëri-tjetrin e disa dyqane bëjnë ëmbëlsira me ngjyrë të kuqe duke vizatuar në to zemra si dhe disa dyqane të tjerë u bëjnë reklama sendeve që veçohen në këtë ditë, çfarë mendimi keni ju:

Së pari: Për festimin e kësaj dite?

Së dyti: Blerja prej dyqaneve në këtë ditë?

Së treti: Shitja e disa dyqaneve -megjithëse ato nuk e festojnë këtë ditë- atyre që e festojnë këtë ditë gjëra që dhurohen në këtë ditë?

Allahu jua shpërbleftë me të mira”.

Pasi komisioni i fetvave e studio u përgjigj se:

Argument të qarta prej Kur’anit dhe sunetit –si dhe për këtë kanë rënë dakort dijetët e parë- tregojnë se festat në Islam janë vetëm dy: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, dhe se çdo festë tjetër që ka të bëjë me një person apo me disa persona, apo me ndonjë diçka të re, apo me ndonjë kuptim prej çfarë do lloj kuptimesh janë festa të shpikura (bidate) që nuk u lejohet muslimanëve që ta festojnë atë e as që ta pranojnë atë si festë, e as që të shprehin gëzim në to, as që t’i ndihmojnë të tjerët në të sepse kjo i shkel kufijtë e Allahut dhe se a ii cili i shkel kufijtë e Allahut i ka bërë padrejtësi vetes së tij. E nëse i shtohet festës së shpikur gjendja e saj se ajo është prej festive të kafirave (jobesimtareve) kjo e shton gjynahun mbi gjynah sepse kjo tregon një lloj përngjasimi me to dhe një lloj dashurie për ta dhe se Allahu i Lartësur i ka ndaluar besimtarët në Librin e Tij që t’i përngjasojnë kafirave dhe të shprehin dashuri ndaj tyre, si

Dhe është vërtetuar nga i dërguari i Tij -salallahu alejhi ue selem-  se ka thënë: “Ai i cili i përngjet një populli ai është prej tyre”.

Prandaj festa e Shën Valentinit është prej festive që përmendëm si dhe është prej festive të idhujtarëve krishtere kështu që nuk duhet që muslimani i cili beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit ta festojë, apo ta konsiderojë atë sit ë pranueshme, apo t’i uroj të tjerët me të, porse ajo që ka për detyre ai është që të largohet prej saj duke iu përgjigjur Allahut dhe të dërguarit të Tij -salallahu alejhi ue selem- si dhe të jetë sa më larg prej shkaqeve që e zemërojnë Allahun dhe meritojnë dënimin e Tij, si dhe është e ndaluar (haram) për muslimanin që t’i ndihmojë të tjerët në këtë festë apo për festa të tjera që janë të ndaluara me çdo gjë qoftë si: ushqim, pije, shitje apo blerje, prodhim apo dhuratë, me shkrim apo me reklamë etj sepse të gjitha këto hyjnë në ndihmën në gjynah dhe armiqësi si dhe thyrje të urdhrit të Allahut dhe të dërguarit të Tij -salallahu alejhi ue selem-, Allahu i Lartësuar thotë: “Bashkëpunoni në mirësi dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynah dhe armiqësi, kijeni frikë Allahun me të vërtetë Allahu dënon ashpër”.

Duhet që muslimani të kapet fort pas Librit të Allahut dhe Sunetit në të gjitha çështjet e tij e sidomos në kohën e sprovave dhe ku prishja është përhapur në masë, si dhe duhet që të jetë sy çelur dhe i kujdesur që mos të bie në gjëra të devijuara të atyre që janë të humbur (të krishterët) dhe atyre që Allahu është i zemëruar me to (çifutët) apo atyre që janë të prishur të cilët nuk shpresojnë gjë tek Allahu dhe as që janë krenar me Islamin.

Duhet që muslimani të kthehet tek Allahu i Lartësuar duke i kërkuar Atij udhëzim dhe qëndrueshmëri në atë udhëzim sepse nuk ka udhëzues pos Allahut si dhe nuk ka kush i bën të qëndrueshëm pos Tij i Lartësuar qoftë dhe i pastër nga çdo e metë.

Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva
Kryetar: Abdulaziz ibn Abdullah ibn Muhamed Al Shejh.
Antarë: Salih ibn Feuzan el-Feuzan.
Antarë: Abdullah ibn Abdurrahman el-Gudejan.
Antarë: Bekër ibn Abdullah Ebu Zejd.
Përktheu: Abdurrahman Rama
https://udhaebesimtareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit