0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Komisioni Evropian rekomandon lëvizje pa viza për Turqinë

Më të lexuarat

Komisioni i Bashkimit Evropian mori vendim për rekomandim të liberalizmit të vizave për shtetasit turq më së voni deri në fund të muajit qershor, në rast të përmbushjes së kushteve të ngelura, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni i BE-së, në kuadër të Dialogut për Liberalizmin e Vizave mes Turqisë dhe BE-së, e publikoi raportin e tretë në lidhje me zbatimin e udhërrëfyesit. Në raportin në të cilin mësohet se Turqia ka plotësuar 67 nga gjithsej 72 kritere për liberalizmin e vizave, vend të veçantë zuri vendimi për rekomandim i cili parasheh që heqja e vizave për shtetasit turq të realizohet në fund të muajit qershor.

Së bashku me këtë, në raport nga Turqia gjithashtu kërkohet që të fillojë futja në përdorim e pasaportave biometrike në të cilat vendosen edhe shenjat e gishtërinjve, zbatimi i Marrëveshjes për Pranim Prapa dhe angazhimi në luftën kundër terrorit dhe krimit të organizuar. Sipas raportit, këto pika janë kushte urgjente për udhëtimin pa viza.

Turqia ka afat për zbatimin e pasaportave biometrike deri në fund të vitit, megjithatë, raporti bën të qartë se udhëtimi me pasaporta në të cilat nuk ka shenja gishtërinjësh udhëtimi pa viza është i pamundur.

Ndërkaq, deklarata në lidhje me raportin u dha nga Zëvendëskryetari i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, dhe Komisionerit për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Theksohet se me këtë hap Komisioni i BE-së qëndron fuqishëm prapa vendimit për rekomandim.

– Procesi i pranimit

Vendimi rekomandues i Komisionit të BE-së do të hyjë në zbatim pas ratifikimit nga ana e Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të BE-së. Për këtë arsye, vendimi për rekomandim fillimisht do të shqyrtohet nga Komiteti për Liri Civile, Drejtësi dhe Punë të brendshme pranë PE-së. Pas propozimeve për ndryshim, vendimi do të paraqitet para Asamblesë së Përgjithshme të PE-së. Në votim, për pranimin e vendimit është e mjaftueshme shumica e thjeshtë.

Pas pranimit të vendimit me ndryshime të mundshme, ai do të dërgohet para Këshillit të BE-së. Ndërkaq, në votimin në Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme për bazë do të merret shumica e dyfishtë e kualifikuar. Në votimin e tillë, është e nevojshme që 55 përqindëshi i anëtarëve të pranishëm ta votojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit