9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Komisioni Europian ndalon Tik Tok në celularët e punonjësve

Më të lexuarat

Stafi i punësuar në Komisionin Europian është urdhëruar të fshijë aplikacionin Tik Tok nga pajisjet e tyre personale dhe institucionale.

Komisioni u shpreh se kjo masë po ndërmerret për “mbrojtjen e të dhënave dhe rritjen e sigurisë kibernetike”, raporton “BBC”. Tik Tok, e cila është në pronësi të kompanisë mëmë ByteDance, është akuzuar se grumbullon të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

Tik Tok këmbëngul se nuk vepron ndryshe nga platformat e tjera sociale.

Deputeti i Komisionit Europian Thierry Breton tha në një konferencë për shtyp se ekzekutivi i unionit është shumë i përqendruar në sigurinë kibernetike dhe nuk dha informacione të mëtejshme.

Komisioni thotë se ka rreth 32.000 punonjës dhe të përkohshëm. Ata kanë afat deri në datën 15 Mars për ta fshirë aplikacionin. Për ata që nuk e bëjnë deri në afatin e përcaktuar, aplikacionet e korporatës si email dhe Skype për bizneset do të çaktivizohen. bloomberg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit