Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot do të jetë për një vizitë në Kosovë.
Ndonëse nuk është bërë e ditur ende agjenda, Varhelyi pritet të takohet me liderët shtetërorë, ndërsa temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi anti COVID.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë kësaj jave ka vizituar shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi. /Telegrafi/