4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Komisioneri i OKB-së: Turqia shembull i bujarisë, mikpritjes dhe vlerave islame në mbrojtjen e refugjatëve

Më të lexuarat

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për çështje të refugjatëve, Antonio Guterras falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë refugjatëve nga Siria dhe tha se në botën e sotme, Turqia është bërë shembull i bujarisë, mikpritjes dhe vlerave islame në mbrojtjen e refugjatëve, por edhe shembull i rregullimit të mirë të kornizës ligjore në këtë fushë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guterras në ditën e dytë të Konferencës së 7-të të ambasadorëve në Ankara, iu drejtua pjesëmarrësve duke theksuar se Turqia është fuqia e katërt donatore, përpos Pakistanit, vendi me numrin më të madh të refugjatëve të huaj, partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Kombeve të Bashkuara. “Vizita në Turqi nuk e bën të rëndësishme vetëm fakti që vendi pranon valën më të madh të refugjatëve, por edhe fakti se njerëzit të cilët ikin nga regjimi sirian u siguron mbrojtje, edukim për fëmijët dhe ofron mundësinë për punësim,” tha Guterras.

Guterras në vazhdim tha se komuniteti ndërkombëtar ka humbur forcën e ndikimit për të parandaluar dhe ndaluar luftërat dhe konfliktet, dhe se me organizata të fuqishme ndërkombëtare mund të krijojë mekanizma për të arrit këtë ndikim. Duke vënë në dukje se nga Siria janë dëbuar 13 milion dhe nga Iraku dy milion refugjatë, Guterras tha se konfliktet akoma vazhdojnë në Libi, Ukrainë dhe vende tjera, duke shtuar se në botën e sotme kemi numrin më të madh të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit