6.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Turqia mbështet misionin e NATO-s në Afganistan

Më të lexuarat

Parlamenti turk miratoi dërgimin e ushtarëve në misionin paqësor vendimtar në Afganistan, por edhe kalimin e paqeruajtësve të huaj për qëllime të njëjta përmes territorit turk.

Parlamenti turk ka miratuar një rezolutë që lejon qeverinë për të dërguar forca të armatosura jashtë vendit me qëllim të mbështetjes së misionit të vendosur paqeruajtës të NATO-s në Afganistan.
Rezoluta e miratuar parashikon që përmes territorit të Republikës së Turqisë të kalojnë edhe forcat e huaja të armatosura për qëllime paqësore, si dhe t’u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme gjatë qëndrimit në Turqi.
Për detajet e zbatimit të këtyre vendimeve një rregullore më e hollësishme do të përpilohet nga qeveria turke. Misioni i ISAF në Afganistan filloi 13 vjet më parë, gjatë të cilit më shumë se 50 vende të botës ju bashkuan luftës kundër Al-Kaedës dhe lëvizjes Talibane.
Në fillim të vitit 2015, misioni i ri i NATO-s vijon me titull “Mbështetja Vendimtare”.
Misioni “Mbështetja Vendimtare”, do të përfshijë 13.500 trupa të huaja, kryesisht nga SHBA, e cila do u ofrojë forcave të sigurisë afgane trajnime dhe mbështetje të tjera logjistike.
Forcat e sigurisë afgane me 350.000 pjesëtarët e saj, bashkë me fillimin e vitit të ri morën përgjegjësinë për sigurinë e vendit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjëse për mbështetjen e forcave ajrore.
Në misionin ISAF në Afganistan nga viti 2001 e deri më sot në total janë vranë 3.500 trupa të huaja, nga të cilët 2.224 kanë qenë amerikanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit