3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koment: Sinjalet e zbutjes së marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian

Më të lexuarat

Vlerësim i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i cili shkoi në Bruksel të Belgjikës për Samitin e NATO-s që u zhvillua në 25 maj, u takua me liderët e vendeve të Evropës. Në të njëjtën kohë Erdoan zhvilloi një takim treshë me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker që janë udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian. Presidenti Erdoan pas takimit me Tusk dhe Juncker zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Parlamentit të Evropës, Antonio Tajani. Rëndësia e këtyre takimeve buron nga realizimi i tyre pas hyrjes së një periudhe të paqartë të madhe në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, të cilat u tensionuan së tepërmi në procesin përpara referendumit të rëndësishëm (në Turqi).

Ashtu siç mund të mbani mend, përpara referendumit të zhvilluar në Turqi në muajin prill, vendet Evropiane e kufizuan referendumin në kuadër të: i thuhet ‘po’ ose ‘jo’ ‘diktaturës’ dhe përpjekja e disa vendeve si Gjermania, Holanda e Belgjika për ti drejtuar zgjedhësit turq drejt votës ‘jo’, rriti ndjeshëm tensionin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Faktikisht fillimi i krizës shkon akoma edhe më shumë prapa në kohë. Mos respektimi nga ana e Bashkimit Evropian të memorandumit Turqi-BE, që u miratuar në vitin 2016 në lidhje me refugjatët sirianë u bë shkak për fillimin e tensionimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Në këtë kuadër mos përmbushja e obligimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për nënshtetasit turq dhe ndihmat ekonomike në lidhje me refugjatët, hapi edhe më shumë portën e procesit që shkonte drejt krizës. Gjithashtu përdorimi i fushatave për Turqinë jashtë etikës në fushatat e zgjedhjeve parlamentare të disa vendeve të Evropës dhe një sërë ngjarjesh si ngjallja e racizmit bëri që marrëdhëniet Turqi-BE të shkojnë drejt këputjes.

Takimet në Bruksel të realizuara pas një periudhe të tillë japin sinjalet se do të fillojë një zbutje e matur ndërmjet Turqisë dhe Unionit. Pasi palët shënuan se si në luftën kundër terrorit ashtu edhe në çështje të tjera si ekonomia, tregtia dhe politika rajonale ndjejnë nevojë reciproke bashkëpunimi.

Sipas lajmeve që zunë vend në media, u bë e ditur se përfaqësuesit e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian theksuan se i japin rëndësi rigjallërimit të marrëdhënieve Turqi-BE dhe bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në luftën kundër terrorit. Kurse Presidenti Erdoan kërkoi përmbushjet e obligimeve për liberalizimin e vizave dhe ndihmës për çështjen e refugjatëve si dhe u shpreh që Bashkimi Evropian tashmë nuk duhet të zvarrisë negociatat për anëtarësim të Turqisë në Union. Në takimet ku erdhi në rend të ditës edhe çështja e Qipros, u shpreh rëndësia e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme për problemin e Ishullit.

Krahas takimeve me liderët e vendeve si Gjermania dhe Franca, nuk duhet harruar se në qëndrimin pozitiv dhe atmosfera e ngrohtë e treguar ndaj Turqisë në bisedat e zhvilluara në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të BE-së  patën një rol të rëndësishëm zhvillimet kritike që ndodhën në politikën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, vizita e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Lindjen e Mesme dhe plani i Nato-s arabe që erdhi në rend të ditës gjatë kësaj vizite si dhe sulmi terrorist në Manchester të Anglisë u bënë shkak për zbutjen e politikës ndërkombëtare dhe ngritjen e pulsit. Kjo gjendje, nga njëra anë, duke vënë në pah qëllimin e përcaktimit të një strategjie të re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme nga ana tjetër tregon se Anglia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj zhvillimeve në rajon dhe do të zhvillojë strategjinë e saj si në kuadër të bashkëpunimit me Amerikën ose pavarësisht kësaj të fundit. Edhe vizita e Kryeministres së Anglisë në Lindjen e Mesme dhe Rajonin e Gjirit Persik edhe afrimi me Turqinë që përjeton një ftohtësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet lexuar (shpjeguar) në këtë aspekt.

Si përfundim, të gjitha zhvillimet politike dhe gjeopolitike të kohëve të fundit rrisin rëndësinë e Turqisë si në çështjen e luftës kundër terrorit edhe në atë të planifikimit strategjik perëndimor që mund të krijohet në Lindjen e Mesme. Sepse Turqia me pozicionin gjeopolitik dhe forcën strategjike gjendet në pozicionin e vendit ndikues në këto zhvillime.  Ndërkaq është e pamundur që edhe Bashkimi Evropian të qëndrojë indiferent ndaj këtyre zhvillimeve. Si rrjedhojë kjo nevojë strategjike për Turqinë e shtynë Brukselin të jetë më pozitiv dhe të shohë më ngrohtë Ankaranë. TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit