Mesazhet e dhëna në fjalimin e mbajtur në sesionin e 72-të të OKB-së drejtuar liderëve të botës në lidhje me paqen ndërkombëtare, mirëqenien dhe për objektiva të qëndrueshme botërore, ishin shumë të rëndësishme.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan), në kuadër të sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mbajtur në Nju-Jork (New York) të ShBA-së, zhvilloi takime të rëndësishme qoftë me liderët botëror, qoftë me organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme. Ndërkaq mesazhet e dhëna në fjalimin e tij të mbajtur në sesionin e 72-të të OKB-së drejtuar liderëve të botës në lidhje me paqen ndërkombëtare, mirëqenien dhe për objektiva të qëndrueshme botërore, ishin shumë të rëndësishme.
Temat kryesore në fjalimin e Presidentit Erdoan të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme ishin kriza e Sirisë, refugjatët, Mianmari, procesi i referendumit në Irak dhe çështja e Katarit. Këto probleme që paraqesin një kërcënim të rëndësishëm përballë paqes globale në vete përmbajnë rreziqe serioze për drejtësinë, sigurinë dhe ekonominë ndërkombëtare. Në këtë kontekst çështja e parë, të cilën e shqyrtoi Presidenti Erdoan ishte kriza e Sirisë që ndodhet pranë Turqisë.
Siç dihet Turqia për zgjidhjen e krizës së Sirisë përdori të gjitha mundësitë qoftë me ndihma politike dhe humanitare, qoftë me refugjatët që mirëpret në territoret e saj. Mirëpritja e mbi 3 milionë refugjatëve sirianë, ofrimi i shërbimeve të shëndetësisë dhe ushqimit për ata bëri që Turqia të bëhet shembull për gjithë botën.
Shpenzimi i rreth 30 miliardë dollarëve për refugjatët sirianë u bë shkak që Turqia të dallohet qartë në krahasim me ndihmat e bëra nga vendet e tjera të botës. Për shembull ndihmat e bëra nga Bashkimi Evropian (BE) për refugjatët sirianë mbetën të kufizuara vetëm me 800 milionë euro, ndërkaq Turqia, që radhitet në vendin e 17-të të ekonomive më të mëdha të botës, i tejkaloi këto shifra dhe shfaqi një performancë jashtëzakonisht të mirë.
Për më tepër, rëndësia që i jep Turqia ndihmave humanitare nuk kufizohet vetëm me refugjatët sirianë. Kohëve të fundit nga ana e Turqisë ka filluar të dërgohen ndihma për myslimanët e Arakanit, ku kriza humanitare është shumë e lartë. Organizatat humanitare si Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Agjencia për Menaxhimin e Krizave dhe Gjendjeve Emergjente pranë Kryeministrisë (AFAD), krahas dërgimit të ndihmave humanitare kanë vendosur kontakte me partnerët e tyre rajonal dhe ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjes së krizës. Gjithashtu hapat që hodhi Turqia gjatë periudhës së kryesimit të radhës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, janë hapa të rëndësishme nga aspekti i gjetjes së zgjidhjes së krizës në Mianmar.
Një çështje tjetër në të cilën preku Presidenti Erdoan gjatë fjalimi të tij në OKB ishte referendumi për pavarësi i administratës rajonale kurde të Irakut që u mbajt më 25 shtator. Duke e bërë të ditur se janë kundër referendumit në fjalë, Erdoan bëri të ditur që në qoftë se mbahet ky referendum edhe sanksionet që do të vendosen do të jenë shumë të rënda. Siç dihet të ardhurat më të mëdha të ekonomisë së administratës rajonale kurde të Irakut vijnë nga eksporti i naftës, ndërsa tubacioni Kirkuk-Yumurtalik luan rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
Eksporti i naftës në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet Turqisë është i rëndësisë së veçantë nga aspekti i vazhdimit të ekzistencës së administratës aktuale në rajon. Edhe vendkalimi kufitar Habur kontribuon rëndësishëm në ekonominë e administratës rajonale kurde të Irakut, e cila këmbëngulë në referendum që në vete mbanë potencial të lartë për të prishur marrëdhëniet tregtare me Turqinë.
Çështja e radhës në të cilën potencoi Presidenti Erdoan ishte edhe kriza e Gjirit që jetohet me Katarin, ku ai bëri të ditur se sanksionet që zbatohen ndaj këtij vendi mund të sjellin rezultate negative edhe nga aspekti i tregtisë në rajonin e Gjirit edhe nga ai i tregjeve globale të gazit natyror. Duke u nisur nga realiteti që Katari është lider botëror në eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) mund të themi se arritja e zgjidhjeve për problemet dhe mosmarrëveshjet aktuale do ti japin drejtim ekonomisë rajonale.
Në fund Erdoan edhe njëherë kritikoi strukturën e kuintetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa shtoi se pika në të cilën ka arritur rregulli botëror është shumë më ndryshe nga ajo e pas Luftës së Dytë Botërore dhe se Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të lë pas këtë sistem. Kjo organizatë e themeluar për të vendosur paqe dhe siguri të vazhdueshme pas Luftës së Dytë Botërore, aktualisht është kthyer në një strukturë joefikase e cila nuk mund të prodhoj zgjidhje për problemet. Si përfundim për një botë me paqe të vazhdueshme dhe të qëndrueshme është e nevojshme që të bëhen reforma në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Autor: Prof. Dr. Erdal Tanas Karagol