9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogan: Gjermania vështirë se e krijon qeverinë e re

Më të lexuarat

Presidenti Erdoan tha të martën se Gjermania do të përballet me vështirësi të mëdha në krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Gjermania do të përballet me vështirësi të mëdha në krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.

Erdoan mbajti një fjalim në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin e vendit, Ankara, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018.

Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Gjermani më 24 shtator, Erdoani theksoi se disa politikanë gjermanë iu kundërvunë Turqisë gjatë fushatës zgjedhore duke bërë retorikë antiturke, dhe kjo gjë shkakton rritje të racizmit në vend dhe u shërben partive të ekstremit të djathtë. Turqia i bëri të gjitha paralajmërimet e saj, por ata nuk ua vunë veshin”, shtoi ai.

Duke iu referuar turkofobisë, gjë që e tregoi veten edhe një herë si një tablo negative në rezultatet zgjedhore në Gjermani, Erdoani tha se në pikët e arritur sot Gjermanisë do ti duhen disa muaj për të formuar qeverinë e re.

Erdoani rikujtoi kritikat ndaj Turqisë gjatë periudhës propagandistike dhe tha: “Keni për ta parë që nuk do ta krijojnë dot qeverinë në Gjermani. Edhe Holanda i hyri rrugës së qëndrimit armiqësor ndaj Turqisë, kurse sot ajo nuk po krijon dot qeverinë”.

Në veçanti Gjermania me Holandën ndoqën një fushatë të madhe antiturke edhe gjatë procesit të referendumit të 16 prillit që u mbajt në Turqi për sistemin e ri qeverisës.

“Edhe tek ne u zhvillua një referendum. Ju e patë se si e sulmuan Turqinë gjatë procesit të referendumit. Kurse tani po na sulmojnë edhe kur mbajnë zgjedhjet e tyre. Çfarë lidhje kanë këto zgjedhje me ne? “Zgjedhjet i bëni në Gjermani, përse përpiqeni që zgjedhjet e Gjermanisë ti përdorni kundër nesh? Çfarë ndodhi? Tani nuk do ta krijojnë dot qeverinë, keni për ta parë, kjo punë (krijimi i qeverisë) do të zgjasë disa muaj, të paktën disa muaj”,- tha Presidenti Erdoan.

“Politika e ndershme është shumë e rëndësishme. Ata mendojnë se nëse i biem (godasim) Turqisë do të marrim më shumë pikë dhe rezultate. Nuk keni për të marrë, përkundrazi, do të dilni me humbje”, shtoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë politikë të ndershme. Nuk do t’ua lëmë sheshin bosh këtyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë në rrugën drejt Turqisë së madhe”, tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit