Gjermania ka nevojë për Turqinë si në lidhje me sigurinë ndërkombëtare ashtu edhe nga aspekti i transportit të burimeve të energjisë, Turqia ndjen nevojën për Berlinin për çështje ekonomike si dhe për sigurimin e nevojave teknologjike dhe strategjike.
Përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në Gjermani duket qartë që marrëdhëniet turko-gjermane janë duke kaluar nga një periudhë me shumë shqetësime. Marrëdhëniet Turqi-Gjermani bazohen në një të shkuar historike dhe nuk do të hyjnë në një proces përplasjeje si rezultat i manipulimeve të popullarizimit që bëhen për shkak të zgjedhjeve. Sepse marrëdhëniet e dy vendeve, si nga aspekti i ekuilibrave gjeopolitike ashtu edhe për shkaqe ekonomike, sigurojnë kontribut për njëra tjetrën. Ndërkohë që Gjermania ka nevojë për Turqinë si në lidhje me sigurinë ndërkombëtare ashtu edhe nga aspekti i transportit të burimeve të energjisë, Turqia ndjen nevojën për Berlinin për çështje ekonomike si dhe për sigurimin e nevojave teknologjike dhe strategjike.
Atëherë si u përkeqësuan kohët e fundit marrëdhëniet bilaterale? Faktikisht ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë ka gjithmonë një vrazhdësi edhe pse në sasi të paktë. Veçanërisht ndihma që gjermanët i japin që kuri PKK-së dhe dyshimi që ndjehet nga aktivitetet e shoqatave gjermane në Turqi dhe shkaqe të tilla të ngjashme, prej kohësh kanë shkaktuar shqetësime. Por nuk është lejuar që këto të prishin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. E parë nga aspekti i burimit të tensionit të periudhës së fundit, mund të themi se fillimi përkon me marrëveshjen e ripranimit të refugjatëve sirianë të nënshkruar një vit më parë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Rolin kryesor për mos zbatimin nga ana e Bashkimit Evropian të marrëveshjes së ripranimit Turqi-BE e ka luajtur Gjermania dhe kjo ka ndikuar negativisht marrëdhëniet turko-gjermane. Qëndrimi armiqësor me shkaqe të politikës së brendshme të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës gjatë procesit të referendumit në Turqi në prill të vitit 2017 u bë shkak për probleme shtesë politike ndërmjet Ankarasë dhe Berlinit.
Veçanërisht pas tentativës së grusht shtetit në Turqi, dalja për zot e Gjermanisë ndaj pjesëmarrësve dhe mbështetësve të grusht shtetit tensionoi së tepërmi marrëdhëniet bilaterale. Nga ana e Berlinit, rrëshqitja e politikanëve gjermanë në popullizim në shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen në 24 shtator dhe gara e tyre me njëri tjetrin në pikën e akuzimit të Turqisë vend e pa vend është bërë shkak për reagimet e Ankarasë. Në këtë kuadër, duke filluar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, politikanët gjermanë kanë mbrojtur mendimin për pezullimin e procesit të negociatave të Turqisë me Bashkimin Evropian. Merkel deklaroi gjithashtu se me Turqinë nuk duhet të zhvillohen as bisedimet e Unionit Doganor. Krahas kësaj qeveria gjermane ka kufizuar shitjen e armëve dhe transferimin e teknologjisë ushtarake kundrejt Turqisë. Në këmbim të kësaj Presidenti Erdoan e kritikoi Merkelin për deklarata pa vend dhe qëndrimet e saj dhe i bërë thirrje zgjedhësve turq në Gjermani duke kërkuar që të vejnë në shesh reagimin e tyre. Kurse politikanët gjermanë e akuzuan Turqinë se ndërhyn në punët e brendshme të Gjermanisë. Por të njëjtat qëndrime të treguara nga politikanët gjermanë gjatë procesit të referendumit në Turqi nga ana e Berlinit ishin cilësuar si një qëndrim demokratik.
Padyshim që prapa qëndrimeve armiqësore të Gjermanisë kundrejt Turqisë krahas shkaqeve politike dhe popullsite ekzistojnë edhe shkaqe gjeopolitike.
Veçanërisht pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian, Gjermania për të bërë që të pranohet superioriteti në BE ka filluar të marrë një pozicion thuajse dominues dhe mundohet të marrë rol mbi (duke përdorë) Turqinë. Pavarësisht se nuk është e autorizuar në emër të Bashkimit Evropian ka filluar të marrë vendime njëanëse për Turqinë.
ShqipVideo galeriFoto galeri
TV
Kërko
TURQIA
BALLKANI
BOTA
EKONOMIA
KULTURA DHE ARTI
SPORTI
JETA DHE SHËNDETI
SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA
MË SHUMË
Faqja Kryesore OPINIONE Koment – Marrëdhënie…
Koment – Marrëdhëniet turko-gjermane në prag të zgjedhjeve në Gjermani
Gjermania ka nevojë për Turqinë si në lidhje me sigurinë ndërkombëtare ashtu edhe nga aspekti i transportit të burimeve të energjisë, Turqia ndjen nevojën për Berlinin për çështje ekonomike si dhe për sigurimin e nevojave teknologjike dhe strategjike.
22.09.2017 ~ 22.09.2017
Koment – Marrëdhëniet turko-gjermane në prag të zgjedhjeve në Gjermani
Përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në Gjermani duket qartë që marrëdhëniet turko-gjermane janë duke kaluar nga një periudhë me shumë shqetësime. Marrëdhëniet Turqi-Gjermani bazohen në një të shkuar historike dhe nuk do të hyjnë në një proces përplasjeje si rezultat i manipulimeve të popullarizimit që bëhen për shkak të zgjedhjeve. Sepse marrëdhëniet e dy vendeve, si nga aspekti i ekuilibrave gjeopolitike ashtu edhe për shkaqe ekonomike, sigurojnë kontribut për njëra tjetrën. Ndërkohë që Gjermania ka nevojë për Turqinë si në lidhje me sigurinë ndërkombëtare ashtu edhe nga aspekti i transportit të burimeve të energjisë, Turqia ndjen nevojën për Berlinin për çështje ekonomike si dhe për sigurimin e nevojave teknologjike dhe strategjike.
Atëherë si u përkeqësuan kohët e fundit marrëdhëniet bilaterale? Faktikisht ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë ka gjithmonë një vrazhdësi edhe pse në sasi të paktë. Veçanërisht ndihma që gjermanët i japin që kuri PKK-së dhe dyshimi që ndjehet nga aktivitetet e shoqatave gjermane në Turqi dhe shkaqe të tilla të ngjashme, prej kohësh kanë shkaktuar shqetësime. Por nuk është lejuar që këto të prishin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. E parë nga aspekti i burimit të tensionit të periudhës së fundit, mund të themi se fillimi përkon me marrëveshjen e ripranimit të refugjatëve sirianë të nënshkruar një vit më parë ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Rolin kryesor për mos zbatimin nga ana e Bashkimit Evropian të marrëveshjes së ripranimit Turqi-BE e ka luajtur Gjermania dhe kjo ka ndikuar negativisht marrëdhëniet turko-gjermane. Qëndrimi armiqësor me shkaqe të politikës së brendshme të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës gjatë procesit të referendumit në Turqi në prill të vitit 2017 u bë shkak për probleme shtesë politike ndërmjet Ankarasë dhe Berlinit.
Veçanërisht pas tentativës së grusht shtetit në Turqi, dalja për zot e Gjermanisë ndaj pjesëmarrësve dhe mbështetësve të grusht shtetit tensionoi së tepërmi marrëdhëniet bilaterale. Nga ana e Berlinit, rrëshqitja e politikanëve gjermanë në popullizim në shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen në 24 shtator dhe gara e tyre me njëri tjetrin në pikën e akuzimit të Turqisë vend e pa vend është bërë shkak për reagimet e Ankarasë. Në këtë kuadër, duke filluar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, politikanët gjermanë kanë mbrojtur mendimin për pezullimin e procesit të negociatave të Turqisë me Bashkimin Evropian. Merkel deklaroi gjithashtu se me Turqinë nuk duhet të zhvillohen as bisedimet e Unionit Doganor. Krahas kësaj qeveria gjermane ka kufizuar shitjen e armëve dhe transferimin e teknologjisë ushtarake kundrejt Turqisë. Në këmbim të kësaj Presidenti Erdoan e kritikoi Merkelin për deklarata pa vend dhe qëndrimet e saj dhe i bërë thirrje zgjedhësve turq në Gjermani duke kërkuar që të vejnë në shesh reagimin e tyre. Kurse politikanët gjermanë e akuzuan Turqinë se ndërhyn në punët e brendshme të Gjermanisë. Por të njëjtat qëndrime të treguara nga politikanët gjermanë gjatë procesit të referendumit në Turqi nga ana e Berlinit ishin cilësuar si një qëndrim demokratik.
Padyshim që prapa qëndrimeve armiqësore të Gjermanisë kundrejt Turqisë krahas shkaqeve politike dhe popullsite ekzistojnë edhe shkaqe gjeopolitike.
Veçanërisht pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian, Gjermania për të bërë që të pranohet superioriteti në BE ka filluar të marrë një pozicion thuajse dominues dhe mundohet të marrë rol mbi (duke përdorë) Turqinë. Pavarësisht se nuk është e autorizuar në emër të Bashkimit Evropian ka filluar të marrë vendime njëanëse për Turqinë.
Shënim – Merkel në garë për mandatin e katërt | TRT Shqip

Të dielën në Gjermani 61.5 milionë votues me të drejtë vote do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestagun).
Si rrjedhojë përkeqësimi i marrëdhënieve turko-gjermane nuk do të dëmtojë vetëm njërën palë. Përshkallëzimi i tensionit për shkak të arsyeve të sipërpërmendura do të jetë në dezavantazh të të dyja palëve. Politika racionale kalon nga përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe. Rruga për këtë është që Gjermania të kalojë nga platforma e politikës së popullizmit tek vija e diplomacisë. Shpresojmë që të fitojë bonsensi dhe pas zgjedhjeve marrëdhëniet turko-gjermane të shkojnë në platformën e zbutjes.
Vlerësim i Prof. Dr. Mustafa Sıtkı Bilgin në lidhje me marrëdhëniet turko-gjermane në prag të zgjedhjeve në Gjermani.