13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Koment – Jerusalemi nuk është i vetmuar

Më të lexuarat

Mesazhi i zëshëm dhe i qartë i dhënë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është se taktikat e frikësimit, shantazhit, okupimit dhe shpronësimit nuk mund të jenë një normë e shekullit të 21-të.

 

Mesazhi i zëshëm dhe i qartë i dhënë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është se Jerusalemi nuk është i vetmuar dhe taktikat e frikësimit, shantazhit, okupimit dhe shpronësimit nuk mund të jenë një normë e shekullit të 21-të.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pati një ditë historike më 21 dhjetor. Me një shumicë dërrmuese prej 128 pro kundrejt 9 votave kundër, ajo hodhi poshtë vendimin e njëanshëm të SHBA për të deklaruar Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe kërkoi që: “Të gjitha shtetet duhet ti respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit dhe nuk do të njohin ndonjë veprim apo masë kundër këtyre rezolutave”.

Në Asamblenë e Përgjithshme u pohua se “Vendimet dhe veprimet që kanë për qëllim të ndryshojnë karakterin, statusin ose përbërjen demografike të Qytetit të Shenjtë të Jerusalemit, nuk kanë efekt ligjor, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen në pajtim me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”.

Gjithashtu iu bë thirrje çdo shteti të përmbahen nga hapja e misioneve diplomatike në Jerusalem në përputhje me rezolutën nr. 478 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1980. Ky është një mesazh i qartë për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se veprimet e tyre të njëanshme në lidhje me qytetin e shenjtë janë të paligjshme, të pavlefshme dhe do të ndiqen shumë afër nga bashkësia ndërkombëtare. Administrata e tanishme e SHBA-së e udhëhequr nga Presidenti Donald Trump mund ta hedh poshtë vendimin si jodetyrues, por nuk mund të largohet nga fakti se kjo është një shuplakë e madhe për diplomacinë e saj unilaterale.

Shtetet e Bashkuara nuk i dëgjonin paralajmërimet se kjo do të çonte në dënime mbarëbotërore, do të izolonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të refuzohej përfundimisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përkundrazi, ata shkuan edhe më tej dhe dhanë mesazhe kërcënuese dhe plotë shantazhe para votimit. Kjo do të hyjë në historinë diplomatike si një kohë e errët për SHBA-të, por do të jetë një fitore e madhe për të drejtën ndërkombëtare dhe për një terren më të lartë moral.

Në të vërtetë ky është një moment historik në historinë e luftës palestineze për pavarësi, paqe dhe dinjitet. Bota ka demonstruar se populli i Palestinës dhe Jerusalemit nuk janë vetëm dhe nuk do t’i lihet dëshirave të administratave amerikane apo izraelite që janë në kundërshtim të normave dhe parimeve morale ndërkombëtare.

Samiti i jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) i thërritur nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan më 13 dhjetor në Stamboll bëri të qartë se bota myslimane nuk do ta merrte këtë çështje lehtë dhe do të ndiqte të gjitha masat përkatëse për të ndaluar ndonjë politikë të njëanshme në lidhje me Jerusalemin dhe Haram al-Sharifin.

Konsensusi që u shfaq në samit ka shkuar përtej botës arabe dhe myslimane dhe përfshiu Evropën, Afrikën, Azinë dhe Amerikën Latine.

Kjo tregon edhe një herë ilegalitetin dhe shthurjen morale të politikës së Izraelit të dekadave të gjata të okupimit, frikësimit dhe dëbimit. Votimi tregon se nuk ka alternativë ndaj zgjidhjes së dy shteteve dhe se Izraeli duhet të përfundojë okupimin dhe plaçkitjen e territoreve palestineze. Në vend që të mbështesë okupimin, administrata amerikane duhet të përdorë ndikimin e saj për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete bazuar në kufijtë e vitit 1967.

Në anën tjetër administrata Trump nuk mund të pretendojë të jetë një ndërmjetës i ndershëm duke i dhënë letër të hapur Izraelit. Ajo nuk mund të fitojë besimin e palestinezëve apo botës myslimane me kërcënime dhe shantazh. Ajo nuk mund të përparojë me një proces të ri të paqes duke e mbajtur anën e Izraelit. Ajo që duhet të bëjë administrata Trump në këtë pikë është të pranojë votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të anulojë vendimin e saj të njëanshëm dhe të shpallë Jerusalemin Lindor si kryeqytet i Palestinës.

Ne tani duhet të përfitojmë nga ky moment historik për të promovuar një plan paqësor dhe të qëndrueshëm të paqes, i projektuar për të zgjidhur konfliktin palestinez-izraelit. Bota duhet të vazhdojë mbështetjen e palestinezëve dhe aspiratën e tyre për liri, siguri dhe paqe. Të gjitha vendet duhet ta njohin Palestinën dhe të trajtojnë në mënyrë të drejtë dhe barabartë të dy palët e konfliktit.

Së bashku me vendet e OIC dhe Turqinë si kryesuesja e radhës, BE-ja duhet të marrë një rol udhëheqës në fazën tjetër të çështjes. Siç thotë Havier Solana: “Mënyra më e mirë për të inkurajuar izraelitët dhe palestinezët që të kthehen në tavolinën e negociatave është të punojë për ti dhënë shans të barabartë, sepse SHBA-ja në mënyrë të qartë nuk do ta bëjë këtë, BE-ja duhet të kryesoj në këtë çështje, duke dërguar një mesazh që është aq e fortë sa është e nevojshme, duke njohur menjëherë Shtetin Palestinez”. Njohja e Palestinës nga ana e BE-së do të sjellë një nivel të duhur të duhur të drejtësisë në tryezë dhe do t’i japë influencë BE-së në negociatat e ardhshme. Bashkimi Evropian, Liga Arabe dhe OBI duhet të ringjallin procesin e paqes për të zbatuar zgjidhjen me dy shtete.

Mesazhi i zëshëm dhe i qartë i votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të datës 22 dhjetor është se Jerusalemi nuk është i vetëm dhe se frikësimi, shantazhi, okupimi dhe dëbimi nuk mund të jetë një normë e shekullit të 21-të. Ai gjithashtu vë theksin në faktin themelor se problemi është okupimi izraelit i Palestinës – një pushtim që duhet të përfundojë me qëllim që paqja të vijë në tokën e shenjtë dhe Lindjen e Mesme.

Artikulli i zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin për gazetën “Daily Sabah”.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit