1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Koment – Bashkëpunimi i ShBA-së me PYD, shkelje e traktatit të NATO-s

Më të lexuarat

Militantët e PYD/PKK në Siri të cilët kanë mbështetjen dhe janë aleatë të SHBA-së përdorin emrin “SDG”.

SHBA-ja forcon pozicionet e organizatës terroriste PKK në kufirin e Sirisë, e cila është kërcënim për Turqinë. Ndërkohë që sipas traktatit të NATO-s duhet të forcojë sigurinë e “aleatit Turqisë”, SHBA-ja shkel synimin e themelimit të kësaj aleance.

SHBA-ja ka meritat më të mëdha për formimin dhe forcimin e NATO-s, ndërsa historia e saj nis me traktatin i cili parashikon punë dhe mbështetje për mbrojtjen kolektive, paqen dhe sigurinë e vendeve anëtarë.

Në nenin 3 të traktatit të NATO-s thuhet “… Palët do të ruajnë dhe zhvillojnë kapacitetet e tyre në mënyrë individuale dhe kolektive kundër ndonjë sulmi të armatosur përmes ndihmës së vazhdueshme ose të pjesshme dhe reciproke.”

Ndërsa neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se një sulm i kryer ndaj një anëtari të kësaj aleance do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithë anëtarëve, ndërkohë thekson ndihmën që anëtarët duhet t’i japin shtetit i cili është objektiv i sulmit të armatosur.

Deklaratat e SHBA-së, aleate e Turqisë në NATO, për operacionin e forcave turke të sigurisë (TSK) të zhvilluar në malet Karaçok të Sirisë, tërhoqën vëmendje me përdorimin e fjalëve në të. Adrian Rankine Galloway, zëdhënës i Pentagonit përmes një deklarate me shkrim dërguar AA-së, tha: “Ky sulm ajror nuk është miratuar nga koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it dhe hapi rrugë për humbjen e jetës së forcave aleate ku përfshiheshin edhe disa peshmerge.”

Pas operacioneve të Turqisë kundër grupeve terroriste në Karaçok të Sirisë dhe Sinxhar të Irakut, doli në pah se grupet terroriste goditën forcat turke të sigurisë në zonat përgjatë kufirit me raketa të tipit amerikan, TOW.

Terroristët ndërmorën një sulm ndaj postës kufitare në Kızıltepe të Turqisë dhe e publikuan në rrjetet sociale. Ndërkohë kuptohet qartë nga zëri i lëshimit dhe ikja drejt objektivit se raketa e përdorur është e tipit, TOW.

Ndërsa burimet ushtarake kanë pohuar për AA se nga vëzhgimet në vendin nga ku është lëshuar raketa kuptohet qartë që është TOW.

Ndërkohë PKK ka filmuar edhe më parë sulme ndaj ushtrisë turke, në filmimet e të cilave duket qartë përdorimi i raketave të prodhimit amerikan, BGM-71 TOW-Anti tank.
PKK duke përdorur territorin e Sirisë që prej datës 26 prill është duke sulmuar vazhdimisht Turqinë, anëtaren e NATO-s.

Organizata terroriste ka zhvilluar sulme në 5 posta kufitare në Afrin dhe Haseke me artileri të rëndë. Ndërsa pas sulmeve në Xhejlanpënar të Shanllëurfës ushtria turke u kundërpërgjigj duke neutralizuar 11 terroristë.

Sipas hulumtimit të gazetarit të AA-së në pamjet e publikuara nga organizata terroriste në rrjetet sociale, PKK krahas raketave TOW, ka edhe armë të tjera amerikane, si predha 80 dhe 120 mm, predha hedhës MK19, M4 Cabrine dhe M16, mjete ushtarake të tipit, Humwee, blinda të tipit, Cougar, drone monitorues, etj.

SHBA ndërkohë që Turqia ka kërkuar herë pas here të blejë Anti-tank të tipit FGM-148, nuk ia ka shitur, ndërsa ia ka dhënë ato krahut të armatosur të PKK-së në Siri.
Organizata terroriste disponon gjithashtu edhe Anti-tank të tipit Milan, prodhim francez.

Gjithashtu ka në dispozicion edhe armë snajper të tipit Drugunov, të cilat janë prodhim rus. Ndërsa theksohet se edhe këto armë janë sjellë nga SHBA-ja kësaj organizate terroriste.

Veçanërisht në dy vitet e fundit, në kuadër të strukturimit të armatosur, organizata terroriste PKK përmes pretendimeve të luftës kundër DEASH-it me rritjen e ndihmës së SHBA-së, është bërë shkas për pushtimin e një pjese të madhe në Siri.

Sipas përllogaritjes së AA-së kjo organizatë terroriste ka nën kontroll 20 për qind të territorit të Sirisë, ndërsa ka pushtuar 65 për qind të zonës kufitare Turqi-Siri.

Organizata terroriste ka nën pushtim 39 mijë kilometra katrorë, një pjesë e mirë e së cilës është e populluar nga arabët.

Militantët e PYD/PKK në Siri të cilët kanë mbështetjen dhe janë aleatë të SHBA-së përdorin emrin “SDG”.

PYD/PKK më 12 tetor 2015 ndërmori një vendim për mbledhjen në një çati të grupeve të cilat i ndihmonte më parë me armë, emrin e të cilës e vuri “SDG”. Që nga formimi deri në ditët e sotme, shumica e SDG-së është e përbërë nga PYD/PKK. Ndërsa edhe drejtimin e saj e ka PYD/PKK. Ndërkohë të gjithë drejtuesve dhe militantëve iu është shpërndarë uniformë me emblemën SDG.

SHBA-ja që prej kalimit të kësaj organizate nën siglën e SDG-së, ka rritur ndihmat e dhëna ndaj PYD/PKK-së. Edhe pse administrate amerikane thotë se ndihmat ia dërgon SDG-së dhe jo PYD/PKK-së dhe përmes pretendimeve se disa qindra mijëra armatime të dërguara janë dhënë vetëm për “Koalicionin Arab të Sirisë”, ajo mundohet të shmangë reagimet e Turqisë. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit